Παρασκευή 24 Μαΐου 2019

Fasule pllaqi [ te medha ] ne fure.

Perberesit:
250 g fasule te medha , 5 kokra qepe ,
4 kokra domate,majdanos te grire,kripe-piper,
1 filxh.caj me vaj ulliri,pak rigon ose nane me mire.
Pergatitja:
Nje nate para vem fasulet ne nje ene me uje. Te nesermen i vem te zjejne ne nje tenxh.me uje .I lem te zjejne 1\2 ore.Pastaj , i nxjerim i lem ne ujin e nxehte te tyre [te rijne te buta ,gjersa te bejme gati......].Marim tenxh, qe zjejme fasulet vem vajin e skuqim qepet e grira.Me pas u hedhim domatet e grira ,kripe- piper dhe erezat.I shtojme uje dhe i lem te zjejne 20 min.Si te zjeje e qepa marim nje tepse ku do e vem ne fure dhe hedhim fasulet pasi i kullojme nga uji i tyre.Siper u hedhim qepen qe zjeu bashke me salcen e saj dhe ne fund fare e sperkatim me majdanosin e grire e pak vaj nga siper.E fusim ne fure dhe e lem gjersa te ngelet me pak salce dhe te zej nje cip me ngjyre te bukur,e eshte gati.
Kete lloj gjelle,mund ta bejme e me sallam.

Para se ta fusim ne fure tepsin me fasulet e qepet brenda ne tepsi vem copka sallami rota rota,del shume e shijshme ..provojeni.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Pule me  fidhe [kritharaq ] ne tenxhere.

Perberesit:
1 pule ne copa ose 2-3 kofsha pule , 2 qepe te medha te grira, 3\4 e gotes veres me vere te kuqe , 4-5 domate te grira ose 1\2 kuti me lenge domate ose  1 luge  s. me salce pelte, vaj, kanelle,karajfile pluhur, 300 g kritharaqi ,1luge likoje sheqer,krip- piper, djathe te grire per siper .
Pergatitja:
Ne nje  tenxhere, ne zjar te mesem skuqim pulen ose kofshat.Ulim zjarin, shtojme qepen.Kur te zbutet qepa vem hudhren , domatet [lenge ], sheqerin , erezat dhe veren. Pastaj shtojme uje,kripe- piper dhe e lem te zjej 30-40 min.Heqim pulen.shtojme uje prap e vem kritharaqin. E lem 10-15 min. Po te nevojitet vem e pak kripe akoma.Do i lem me kapak te hapur se na ngjiten.Kur te jen gati i vem ne pjata me pulen bashke.Nga siper i hedhim djathin e grire.
Ne te njejten gjelle mund te perdorim mish deri ose vici...ne vend te pules.Por me te vetmin ndryshim se mishi do pak me shume kohe te zjeje.Do e lem 45-50 min. Dmth. te zjej do e lem afersisht 40 min.pastaj de elem e 10 -15 min me kritharaqin[fidhen ]

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Mish deri i mbyllur me pure patate.

Perberesit :
 per mishin......afersisht 1 kg mish deri [por te jete tule ],3 qepe mesatare [po te deshironi i hidhni dhe nje specke jeshile ],2-3 karota,krip,piper,rigon.1 gote vere e bardhe,3 domate te fresketa.Vaj per skuqje.
Perberesit per puren....1kg patate,1 filxh.caj me qumesht, 3 luge s.plot me gjalp ose vaj ulliri,krip.
Pergatitja:
Pureja eshte dicka e thjeshte.Shplajme patatet mire me uje te bollshem.I vem per te zjere ne nje tenxh.me uje te kripur.Si te zjejne i nxjerim dhe ashtu sic jane te nxehta i vem ne ujin e rjedhshem te cesmes dhe i del zhapa shume shpejte.I vem ne nje tas te madh dhe i shtypim me veglen e pures ose nqs nuk keni me nje pirua ne fillim pastaj me duar.I hedhim qumeshtin dhe e vem pak fare ne zjar.Duke e trazuar i hedhim dhe gjalpin,e kripe.I trazojme sa te lidhen bashke dhe e heqim.Por pureja duhet te behet mbasi te kemi gatuar mishin.

Marim mishin,e shplajme mire,e me pas e presim ne copka te vogla.E vem ne tenxhere brenda bashke me veren e bardhe e i lem te zjejne pak,sa te pij veren.Shtojme vajin,qepet e grira,kripen,piperin,rigonin,ei skuqim.Pastaj vem karotat e prera ne forme rethi dhe domatet te grira nga rendeja ose multi..E mbulojme tenxh. dhe e lem te zjeje ne zjare te ulet,duke e pare aty ketu per ujet [duhet hedhur nga pak uje ]E lem 1 gjer ne 1ore e 1\2  [po ta kemi pa presion tenxh. Nqs e kemi me presion do e lem 45 min.Do i lem aq sa te ngelen me pak lenge.Dhe e nxjerim gjelle te ngrohte...bashke me puren ne krahe do vem e mishin e gatuar.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Mashurka me kofsha pule.

Perberesit:
...kofsha pule...aq sa nevojiten,per persona...,6 luge s. ne vaj ulliri,500gr mashurka te njoma[ose te ngrira ],1 qepe e grire,1\2 konserve me domate,2 luge s. me majdanos te grire,krip e piper,rigon.
Pergatitja:
Vem nje tenxhere ne zjar te nxehet.Ne kete kohe shplajme mire kofshat e pules dhe i vem brenda ne tenxh. qe te pijne ujet ne fillim.Pastaj hedhim vajin dhe i skuqim pa hedhur kripe.Si ti kemi skuqur nga te dyja anet ,hedhim qepen e grire te skuqet lehte.Me vone vem konserven e domates dhe i lem pak te skuqet domatja.Shtojme  mashurkat dhe hedhim uje gjersa ti mbuloje nga siper.Ne fund u hedhim kripen,majdanozin,rigonin,piperin.E mbyllim kapakun e tenxh.dhe i lem te zjejne .Nqa e kemi me presion tenxh.e lem 45 min ne zjar,ne te kundert do e shohim here pas here nqs do nevojitet uje gjersa te zjejne mashurkat.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Makarona spageti me mish te mbyllur

Perberesit:
1 pako makarona spageti nr 6,  thela mishi te prera fetes[ne copka te vogla] , 1 koker qepe e grire ,3-4 domate te grira,vaj,kripe-piper, rigon.
Pergatitja:
Marim copkat e mishit e i bejme ne copka akoma me te vogla dhe si ti shplajme ,i kullojme dhe i skuqim ne  tenxh. me vaj te nxehte.Shtojme qepen e grire dhe domaten.I skuqim pak bashke dhe u hedhim uje ,kripe-piper,rigon,E mbyllim kapakun dhe e elem te zjej per 1\2 ore,sa te ngelet ne salcen e saj.Pastaj zjejme mak . ne nje tenxh. me uje te valuar me kripe dhe i kullojme.Marim nje tas te madh hedhim mak .atje dhe mishin bashke me salcen e tij .I trazojme lehte bashke dhe i ndajme neper pjata.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Patate te mbushura me zhambon e djath te grire ne fure.

Perberesit:
4 patate te medha,1 luge gjalp ose vitam,1 kup me majdanoz te grire,1\2 kupe me zhambon te grire, 1 kupe me qumesht pana,3 luge supe djath krema [filadhelfia ose...] djath te grire,pak vaj ulluri.
Pergatitja:
Lajme patatet, e pa i hequr zhapen i lyejme me vaj, i mbledhim ne leter alumini dhe i pjekim ne 200 grade per 2 ore gjersa te cpohen me pirua lehte.Ne nje tigan skuqim lehte zhambonin e grire me pak gjalp.Pastaj shtojme qumeshtin pama dhe kremen e djathit.Kur krema te shkrij e heqim nga zjari  dhe e lem te ftohet.Presim patatet siper si kapak dhe i heqim pjesen e brendshme aq sa te mundim.Ate qe heqim e shtypim me pirua dhe ja shtojme kremes qe beme.Ne fund mbushim patatet  me kete perzjerje dhe e sperkatim me djathin e grire.i vem patatet ne fure dhe i pjekim ne 200 grade,gjersa te piqet pjesa e siperme e djathit.E zbukurojme me gjethe majdanosi nga siper.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kraharore pule me specka me ngjyra.

Perberesit
...2 kraharore prej pule,1 specke e kuqe ,1 specke jeshile,1 specke e verdhe,1 koker qepe e madhe,1 gote me vere te bardhe,kripe ,piper ,rigon.Vaj per skuqje.
Pergatitja:
Marim kraharoret e pules i shplajme mire dhe pastaj i presim ne copka  te vogla.Po keshtu pastrojme e speckat nga bishtat e farat e qepen.Speckat di i presim ne forme ripash te gjate pak,dhe qepen nuk do ta grijme si per gjelle te vogel dhe ate do e presim gjeras.Marim vem nje tigan ne zjar me vaj qe te nxehet.Ne fillim hedhim  te skuqen copat e kraharorit te pules.Si te marin nje ngjyre te lehte ato hedhim qepen,speckat.Kur te jen  zbutur keto u hedhim veren e bardhe,kripe,piper ,rigon.I lem sa te pijne veren [ne te njejten kohe zjejne pak dhe qepa e speckat. ]Tiganin do e mbulojme sa te pijne veren.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Paca me plenc.

Perberesit:
....2 kg plenc,1 qepe,2-3 thelpinje hudhra,1\3 kupes me uthull,kripe e piper.
Pergatitja:
Pastrojme e lajme mire plencin.Por shume here e me shume uje ,te bollshem.Vem nje tenxh.me uje e vem te zjeje plenci [ por pak ] .E kullojme pastaj dhe e shplajme perseri..E marim e presim ne copa te vogla dhe e vem ne nje tenxhere me uje te bollshem.Shtojme qepen [koker ashtu sic eshte ]kripe,piper dhe e zjejm avash - avash. Gjersa te na zbutet plenci.Pastaj e kullojme ne nje tenxhere tjeter,ndersa qepen e flakim.Vem brenda plencin dhe e vem ne zjar te zjeje e pak akoma.Shtypim hudhrat ne nje tas e i vem brenda uthullen e i trazojme.Kete qe bem tani ja hedhim supes dhe e perzjejme.Kjo supe [paca ]nxiret me mire e ngrohte.Eshte me e shijshme e ngrohte.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Jahni patate me qofte me oris

Perberesit per qoftet me oris:
1\2 kg- 3\4 kg mish te grire,1 qepe e grire,
1\4 kupes me oris karolina, 2 lug.s.majdanos grire
2 luge vaj,kripe,piper,pak miell.
Per shtese:....3\4 kg patate,1 qep e grire,
3-4 domate,vaj,krip-piper,rigon.
Pergatitja:
Ne nje tas te madh perzjejme ,mishin e grire,qepen e grire,orizin,majdanozin,kopren,vajin,kripe-piper.Perzjejme kete brume per disa min. dhe e bejme topa te vegjel.I lyejme me miell dhe i lem njeri mbas tjetrit diku ne nje pjate.
Ne nje tenxh. te madhe,vem vajin e skuqim qepen e grire.Pastaj shtojme domatet e grira dhe i lem pak te skuqen.Shtojme uje te nxehte dhe hedhim patatet te prera fetules te trasha [o 1\2 ose me 4].Hedhim krip-piper,pak rigon e ne fund fare qoftet.I lem te zjejne bashke me kapak te mbyllur dhe i nxjerim me pak fare lenge.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Musaka me paterxhan.

Perberesit:
....1 kg e 1\2 paterxhan ,1\2 kg mish te grire, 1\2 kupe vaj,2 qepe te grira,1 specke jeshile e vogel e grire, 2 thelpinje hudhra, 2 luge me kecap[salce e kuqe qe perdoret per tost ] 1 kup me domate te grira,krip,piper,2 te bardha veze.1\2 kupe me majdanos te grire,2 luge s. me galete pluhur,2 kupa me djathe te grire.4 kokra patate  te prera rota.

Beshamelin ose e bejme vete ose e blejme te gatshemnqs do e blejme do e bejme sipas udhezimeve te kutis,Po qe se do ta bejme vete,duam.....
3 filxh,caj me qumesht,3 luge s. me vitam, 7 luge s. miell ose korn flaur [tip niseshteje ],krip.piper,1\2 kupe me qumesht pana,2-3 te verdha veze, 1\2 kupe me djathe te grire.
Pergatitja:
Pastrojme paterxhanet,i lajme e i fshijme.Pastaj i presim ne feta gjeras e i skuqim lehteSi ti heqim ata vem te skuqen fetat e patateve.I heqim e keto menjane dhe vem ne vaj te skuqet qepa,speckat e hudhrat.Shtojme mishin e grire dhe e perzjejme afro 10 min. Duke e trazuar hedhim domaten,krip ,piper,kecap dhe e mbulojme te zjeje gjersa te mpikset salca.E lem te ftohet pak dhe hedhim duke trazuar te bardhat e vezeve e majdanozin.Lyejme nje tepsi te thelle dhe e sperkatim me 2 luge galete pluhur.Shtrojme brenda si fillim fetat e patateve .Pastaj vem 1\2 e paterxhaneve , 1\2 e djathit te grire dhe 1\2 e  mishit grire.Bejme te njejten gje perseri...paterxhan  +,djath i grire  +,mish i grire.
Bejme beshamelin....Vem gjalpin ne nje tenxhere,e vem ne zjar te mesem.Kur te nxehet e te shkrije vem miellijn dhe e trazojme pa ndaluar gjersa te mare ngjyre.Vem avash avash qumeshtin,krip,piper.E trazojme gjer sa te lidhet beshameli.E heqim nga zjari dhe e lem te ftohet.Hedhim brenda duke trazuar qumeshtin pana,te verdhat e vezeve e pak djath te grire.E shtrojme beshamelin siper musakas dhe nga siper fare vem e pak djath te grire,ate qe na ka ngelur.E pjekim ne 200 grade per 50 min afersisht gjersa te rudhosetmire siperfaqia.E lem te rij ashtu 10 min ne tave,pastaj e presim ne copa.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου