Makarona penes me pule dhe brokolo
Perberesit:
500 g makarona penes ,1-2 kraharore pule,
300g brokolo, 100g djath, 4 lug s. me vaj, 2 hudhra, 1 filxh. me leng nga perime te zjera ose uje,
300 ml qumesht pana, 1 limon, 2 qep te fresketa ,
krip e piper.
Pergatitja:
Zjejme makaronat ne uje me kripe. I kullojme makaronet dhe ujin e tyre e mbajme. Ne tenxh. vem vaj dhe kraharorin .Shtojme kripe dhe e zjejme ne ujin e makaroneve qe mbajtem. E presim ne feta te holla dhe e pjekim ne tostjere ku bejme toste.Si ta heqim qe andej e coptojme ne forme kube.
Marim zjejme brokolon ne tenxh. me uje ose ne atmo[ne avull]per 3 min.Ne nje tas te madh perzjejme makaronet, pulen,hudhren ,1\2 e djathit grire [parmexhana nqs e kemi ],lengun e limonit dhe qumeshtin pana.Pastaj...shtojme brokolon e zjere, e perzjejme lehte,po te na nevojitet krip,vem piperin.lyejme nje tepsi me vaj.Vem brenda gjerat te gjitha dhe i vem ne fure ne 180 grade per 10-15 min te shkrij djathi. Po te duam 2 qepet e fresketa ja u grijme nga siper.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Presha me mish deri [supe e prere me vez e limon ]
Perberesit:
1\2 kg mish deri[mund ta bejme e me mish vici ] , 1kg presha [vetem te bardhat], 2-3 karota te gjera,2 veze, 1 luge s. kornflaur,6 luge s.vaj ulliri.
Pergatitja:
Ne nje tenxh.[me mire presioni] vem vajin dhe skuqim mishin.Pastaj hedhim perimet te gjitha bashke.Shtojme ujin dhe i vem te zjejne te gjitha bashke. I lem 1\2 ore te zjejne. Pastaj e zbulojme dhe ulim zjarin.Marim 2 vezet e i rahim me kornflaur e me pak uje dhe i hedhim pak lenge nga tenxh..Pastaj ja hedhim tenxh.brenda duke e tundur majtas -djathtas.E lem e min te mar val dhe e heqim.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Makarona te gjera [3 ] me mish vici me salce domate ose pumaro.
Perberesit:
1 pako makarona te gjera [nr: 3],copa mish vici [ aq sa pjestare kemi] ,1-2 qepe te grira, kripe, 5-6 luge s.me vaj, rigon,piper,1\2 kg domate ose pak pumaro[leng.do.]djathe te grire per garniture siper, nje luge s. gjalp ose vitam.
Pergatitja:
Si fillim meremi me mishin.Si ta presim ne aq copa sa deshirojme,e shplajme dhe e vem ne nje tenxh. me uje qe valon.E lem sa te nxjer ter shkumen [ ja heqim ate ] dhe pastaj e kullojme .Kete uje nuk e hedhim e perdorim me vone.Ne po ate tenxh.vem vajin te nxehet dhe skuqim qepen e grire holle.Si ta skuqim hedhim domaten ose pumaron dhe e lem pak min. duke e trazuar.Pastaj shtojme ujet e mishit qe kulluam dhe kripen,piperin,rigonin.E mbyllim tenxh, dhe e lem te zjeje per 1\2 ore[ ne tenxh.presioni] dhe duke e pare per uje ne tenxh. te hapur[per 1 ore,duke i shtuar uje ].Si te kete zjere mishi mire e heqim menjane tenxh. dhe vem nje tenxh. tjeter me uje me kripe qe te valoje. Atje hedhim mak. te zjejne dhe i kullojme pastaj.Mbasi zjejne e mak. i shkrijme nje luge gjalp ose vitam dhe i trazojme. I nxjerim ne pjata te posacme ku do ham dhe siper hedhim copat e mishit bashke me salcen dhe pak djath te grire si garniture siper.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Pule me lakra te egra.
Perberesit:
1 pule,1200g lakra te egra, 3-4 qepe te fresketa
1 qep e that e grire, 2 hudhra,1 filxh. me vaj
1 luge likoje me paprike[e embel]
krip-piper,1specke e kuqe, uje, 1 filxh. caj
me vere te bardhe.
Per vezen me limon:2 veze te ndara,2 limona,
1 luge s. me miell te tretur ne uje.
Pergatitja:
Pastrojme pulen e presim dhe e lajme.Pastaj pastrojme lakrat,i lajme,i presim e i kullojme.Vem ne zjar nje tenxh.te thelle e skuqim pulen .Sa te mar ngjyre ,shtojme qepet[dhe te njomat e qepen e thate ],hudhren,specken e grire,paprikat,piperin.Vazhdojme ti skuqim dhe shtojme veren.I lem te zjejne pak sa te pij veren dhe hedhim lakrat e grira[ne mes i presim jo te vogla ].Si ti perzjejme pak e ato te marin nje skuqje,hedhim uje e i mbulojme.I lem te zjejne bashke ne zjar te ulet afro nje ore.
Bejme vezen me limonin:
Ndajme vezet- te bardhat vec e te verdhat vec.Ne nje tas perzjejme limonin bashke me lenge nga tenxherja[ 1 luge s. jo me shume ] .Tresim miellin ne uje te vaket,shtojme limonin [lengun ].Ne nje tas tjeter rahim te bardhat e vezeve me telin e tyre ose me pirua.Pastaj shtojme te verdhatdhe ju hedhim lengun e limonit,lengun e miellit qe tretem dhe vazhdojme ti rahim mire.Kete ja hedhim tenxh.po avash -avash dhe duke e tundur tenxh. jo ta trazojme me luge ,e te veje kudo .E lem mbi zjar te ulet per 2 min. dhe eshte gati.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Presha me qofte me mish te grire.
Perberesit per qoftet:
1\2 kg --- 750 gr mish te grire [ deri ose vici],2 feta buke te ndenjur pa kore, 1 kup qep e grire,1 veze, 1\4 e kupes vaj, 1 luge uthull, 3 luge s. majdanos te grire ose nane, 1\4 luge likoje sodha,krip- piper,rigon,miell per ti lyer,4-5 luge s. me vaj per gjellen.1 koker qepe e grire-tjeter e pak majdanos i grire.
1 kg presh..jo gjethet poshte.
Pergatitja:
Marim preshat i qerojme dhe i lajme.Pastaj i presim ne rota te medha[se te vogla hapen e prishen ] dhe i lem menjane e vazhdojme me brumin e qofteve.
Marim qepen e grire, i vem pak kripe dhe e vem qepen e grire ne kullese qe te kulloj ujet.Pastaj i vem e pak krip dhe e shtypim te fishket.E shplajme me uje dhe e kullojme.Njomim buken me uje,e shtrydhim me pellembete e duarve dhe e perzjejme me qepen e gjerat e tjera te brumit.Kujdes..sodhen duhet ta tresimpak ne uje para se ta hedhim ].E shtypim kete brume per 5 min, dhe e lem ne frigorifer 2 ore. Po s'patem shume kohe e vem ne ngrirje ca min.ne nje pjate.Pastaj marim brume pak nga pak dhe bejme qeftet ca forme te duam[ me mire te rumbullakta e pak te medha ,se do zjejne ]I lyejme pak me miell e i lem ne nje pjate.Vem vajin qe do bejme gjellen ne nje tenxh. te hapur e te gjere...i skuqim dhe i lem menjane.Pastaj ne ate vaj skuqim 1 koker qepe te grire dhe hedhim preshat te skuqen pak min..Shtojme uje[ jo shume ,sa ti mbuloj preshat,se cojne e preshat uje ]dhe hedhim qoftet brenda.I hedhim pak kripe -piper,rigon e i lem te zjejne sa te zjej preshi [ afersisht 1\2 ore] dhe i heqim.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Lule laker me qumesht ,veze e djathe te grire ne fure.
Perberesit:
1 e 1\2 kg lulelaker, 1liter qumesht,krip-piper,300 gr djath i grire [ cte duam ose cte kemi ],3 veze.4-5 luge s.korn flaur.Pak moskokaridho[nqs keni]
Pergatitja:
Lajme lulen e lakres, e pastrojme mire.Heqim vendet e forta dhe e presim ne copka te vogla sipas luleve.E zjejme ne uje te bolshem,per 10 min[ me kripe uji ]vem pak piper e pak moskokaridho[nqs keni ].Rahim vezet me pak qumesht e kornflaur.Vem qumeshtin te nxehet,e kur te jet gati vem brenda perzjerjen e vezeve qe bem..por duke e trazuar vazhdimisht [ se ndryshe na gufon ].Kur te mpikset krema qe bem e heqim nga zjari dhe vem 2\3 e djatherave.Shtrojme copat e lulelakres ne nje tepsi.Vem siper kremen qe beme e djatherat e ngelur.E pjekim ne fure 170 - 180 grade per 40 - 45 min.Ne vend te lulelakres mund te vem dhe brokolo.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Pule me kos e portokale dhe kerpudha.
Perberesit:
2 kraharore pule ne copa, 3 specka te kuqe florinis,[ 6-7 kerpudha] ...po te deshironi[te prera fetes] ,
1 luge s . me miell,, 1 qep , 2-3 qepe te fresketa,
1 gote me lenge portokalli,2 lug s. me lekur portokalli, 1 tas ose kuti te vogel me salce kosi,
kripe dhe piper.
Pergatitja:
Ne nje tenxh. vem vaijin e skuqim pulen [si ta kemi shplare e kulluar dhe prere ne copka jo te vogla.]
Speckat e kuqe i grijme ne multi[te na bejne salce.
Si te skuqet pula e heqim dhe atje skuqim speckat,qepet e kerpudhat.Me vone shtojme copkat e pules,vem pak kripe ,erezat.Shtojme lengun e portokalles e lekuren.E lem te zjej tenxh. Nqs do uje gjate zjerjes mund ti hedhim pak uje .Kur te jete gati hedhim salcen e kosit . Marim pak nga lengu ne tenxh. e tersim pak miell.Ne vazhdim e vem tenxh. te mar nje val sa te lidhen bashke.
Bejme dhe nje oris per ti shoqeruar dhe oreks te mbare.E zbukurojme me gjethe qepe te njo,a te grira dhe nje thele portokalle nga siper si dekor.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Qofte me revithja [qiqra ]
Perberesit:
.350 gr revithja,1 luge s.me sodhe,3 luge s. qepe te thate te grire,1 domate te grire,200gr djath feta te bardhe te shkermoqur,2 thelpinje hudhra,5 luge s. me vaj ulliri,1 luge s. me nane te thate te shkermoqur,2 luge s. me miell misri,1 luge s. miell,krip,piper.
Pergatitja:
Vem nje nate para revithjat ne uje,me 1 luge s.sodhe buke.Diten tjeter i kullojme e i shplajme 2-3 here me uje te bollshem. I vem ne nj tenxhere me uje dhe i zjejme gjersa te cahen [por jo te zjejne shume ] Po ta lem soben tek nr 1 do e lem te zjejne 2 ore . Pastaj i kullojme e i kalojme nga miseri dhe i bejme pure.Ne nje tas hedhim puren qe bem,domaten,miellin e misrit, dhjathin e bardhe, nanen, qepen,kripe e piper.Perzjejme brumin mire dhe bejme qoftet.Dhe si ti bejme i lyejme me miell. I vem ne nje pjate .Vem vajin te nxehet mire dhe i skuqim qoftet per 2 min .secilen ane,dhe pastaj i vem ne nje tepsi.Pastaj e marim tepsin dhe e vem ne fure te cilin e kemi ven ne 200 grade dhe i lem per 30 min.I shoqerojme me salce kosi.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Qiqra me mish deri ne tenxh.presioni.
Perberesit:
1\2 kg qiqra,mish deri aq copa sa na nevojiten,2 koka preshi[vetem e bardha],2-3 karota,1\2 kg domate ose pak pumaro.2 luge s.me sodhe.5-6 luge me vaj.
Pergatitja:
Nje nate para vem ne uje qiqrat.Te nesermen ne mengjes i derdhim ujet e i vem 2 luge s. me sodhe dhe i perzjejme tju vej sodha kudo.I lem keshtu 1 ore.Pastaj i shplajme me uje te bollshem 2-3 here tju dal sodha.Marim nje pecet te ashper dhe duke ven pak nga pak fillojme i shtypim me pellembet e duarve nga siper[ u dalin zhapat] I pastrojm ato.Keshtu vazhdojme me radhe gjer sa mbarojne te gjitha. I shplajme perseri .Marim tenxh, dhe vem uje te zjeje[ne 1\2 kg duhen 7-8 kupa uje] Fillojme ti heqim shkumen dhe pastaj e lem menjan tenxh.te rij e ngrohte .Marim nje tigan te thelle dhe vem vajin, e skuqim mishin.Pastaj shtojme 2 kokat e preshit te grira te vogla fare,domaten ose pumaron dhe karotat te grira ne rota.E lem pak min duke e perzjer dhe ja hedhim tenxh,ku kemi qiqrat.Vem kripaq sa duhet dhe e mbyllim tenxh. E lem te zjeje.Nqs do e lem tek nr 1 e 1\2 do e lem afersisht 2 ore , kurse tek 2 e 1\2 do e lem 45 min ose 1 ore.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου