Παρασκευή 24 Μαΐου 2019

Makarona [ qilopites ] me kraharor pule.

Perberesit:
1 pule , [ une perdora kraharore pule ] ,500g mak. qilopites , 2-3 qepe , vaj, krip- piperdhe 1 gote vere e kuqe.
Pergatitja:
Ne nje tenxhere vem vajin  e skuqim qepen te grire.Pastaj shtojme pulen te prere ne copka [ose kraharoret e pules ] ,krip ,piper dhe veren e kuqe.Si te skuqet pula mire shtojme uje.E lem te zjeje  [sa te behet pula 1\2 e zjere].E heqim pulen menjane ne nje ene dhe hedhim makaronet te zjejne.Nga fundi ..pa zjere mire mak. vem copkat e pules prap te zjejne bashke me makaronet.Kur te jene gati i ndajme neper pjata.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Sallam me specka ne tigan [ pikantiko ]

Perberesit:
1 kg specka [ 1\2 kg jeshile - 1\2 kg te kuqe ]
1\2 kg sallam , 3-4 domate per salce , 1 qep e grire
1 specke e vogel djegese, 1 luge  likoje e prere me kripe , piper , e vaj per skuqje [1 filxh. caj ]
Pergatitja:
Lajme speckat mire, i pastrojme farat dhe bishtat e i presim ne copka te vogla.[fetes ]Vem vajin ne tigan e skuqim speckat ne zjar te uletgjersa te zbuten mire.I vem ne kullese te kullojne vajin.Pastaj skuqim sallamin [te cilin e kemi prere rota ] qe te nxjere e lyren e tij.Marim domatet i heqim zhapen dhe farat e i grijme ne rende ose multi.Vem nje tenxh.mbi zjar te ulet dhe vem brenda sallamet , speckat , domatet ,qepen  grire e specken djegese.Shtojme  kripen,piperin e pak vaj.Nqs duam perdorim vajin qe skuqem sallamet.I lem te gjitha te zjejne,per 15 min afersisht.E nxjerim te nxehte.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Pule me bajame

Perberesit:
1 pule , 1 kup vaj,2 kupa me bajame,1 hudher,
uthull sa te mar , krip, piper, bakari,1 kup me lenge domatesh.
Pergatitja:
Presim pulen ne copa.E lajme e kullojme.
Vem ne tenxh.vajin dhe e skuqim.I vem kripe,piper,bakari,dhe hedhim lengun e domateve.
Siper  shtojme uje dhe e vem te zjeje mire dhe te ngele me pak lenge [salce].
Marim bajamet e i grijme tek multi,shtojme hudhren e pak krip,pak uthull[ sipas deshires ].
Dhe para se ta heqim nga zjari i hedhim brenda keto e i lem te zjejne e 2 min mbi zjar.
kjo mund te shoqerohet e me patate te skuqura  ose dhe me pure .

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Makarona qilopita me pule dhe limon.

Perberesit:
1 kg pule ose  kraharore  prej pule...
1 kup e madhe me mak.qilopites , 1 qep e grire,
1-2 specka te kuqe  florinis [ te bera rota-rota ]
1 gote vere me vaj, 1 gote vere jo shume e madhe me vere te bardhe,1 limon , 1 luge likoje me mustardhe, rigon, pak thimari, rozmarine,
paprika  , krip- piper.
Pergatitja:
Si ta lajme pulen e presim ne copa [cfaredo qe te jete ...pule ose kraharore ]Ne nje tenxh. skuqim copat e pules.Ulim zjarin e  e vem qepen te skuqet.Por lehte...pastaj hedhim rotat e speckave te kuqe dhe erezat. Shtojme veren. dhe e lem tea pij ate. Ne nje gote ,me uje te nxehte -tresim  mustardhen dhe ja shtojme gjelles.E ulim prap zjarin dhe e lem te zjeje avash .Kur te jete aty ne 1\2 zjerjeje pula,e cik me shume....shtojme lengun e limonitdhe e lem e pak akoma.
Heqim pulen pastaj dhe vem makaronet ---- dhe 1,5 te kupes me uje te zjere[ i lem te zjejne mire].
Pastaj shtojme copat e pules dhe e mbyllim zjarin.E lem ashtu 5-10 min qe te lidhen erezat.Pastaj e ndajme neper pjata.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Specka te mbushura  me pule dhe perime 1


Perberesit:
6 specka..me ngjyra [ ose jeshile vetem ]
Per mbushjen;
2 kraharore pule te copetuara, 4 specka te  ndryshme ne ngjyre , 2 qepe te medha, 1\3 te filxh. me vaj, 1\2 kg djath te bardhe, 3 vez , 1\2 tufe majdamoz i grire, krip - piper.
Pergatitja:
Skuqim ne vaj copezat e kraharorit te pules.Si te skuqet pak hedhim qepen[ te prera fetes te  gjera] dhe speckat te prera rodhele.I lem te skuqen pak per pak min.Rahim vezet ne nje tas.U hedhim krip- piper e shtojme djathin e thermuar.E hedhim kete perzjerje tek mbushja.i perzjejme mire dhe shtojme majdanosin e grire.Marim speckat qe do mbushim ,i pastrojme nga farat dhe i lyejme si brevda e jashte me vaj dhe i shtrojme ne tepsi qe do perdorim.I mbushim dhe i pjekim ne fure ne 200 grade per   1\2 ore.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kraharor pule me specka jeshile dhe djath 

Perberesit:
2 kraharore prej pule,4 specka jeshile,
1 gote vere te bardhe ose recine ,
4-5 domate,majdanos te grire, 1 qep e grire,
1 gote me uje dhe pak moskokaridho.
Pergatitja:
Lajme kraharoret e pules mire.I presim ne copka te vogla [e ndajme nga kockat ].Vem pak vaj ne tenxh. dhe i skuqim kraharoret sa te marin ngjyre.Pastaj i hedhim veren, qepen e grire ne multi ose ne rende, domatet e grira [por jo te vogla shume ],kripen e piperin.Po te doni vini e karote [ une s'vura ].Hedhim majdanozin e moskokaridhon [ nqs kemi ] e i lem te zjejne avash avash [po duke i shtuar uje aty -ketu].I lem te zjejne 1\2 ore. 10 min e fundit para se ta heqim.i heqim kapakun dhe i hedhim speckat[ te prera copka te vogla,por jo shume ].Dhe ne fund siper tyre i hedhim djathin e bardhe te thermuar.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Mak.Kanelonia te mbushura me pule.

Perberesit:
1 paqete mak.kanelonia, 500g kraharor pule, 2qepe,1kg domate, 1\2 gote me vere te bardhe, 2 luge s. gjalp, miell-2luge s., 2 filxhan qumesht, nje e 1\2 filxh.me djathe te grire[ nqs kemi graviera ,ose  tjeter ], 200 g krem djathi, krip-piper,1 filxh.vaj.
Pergatitja :
Presim si fillim,kraharorin e pules ne copka te vogla.E skuqim bashke me qepen.I vem krip-piper  dhe e i hedhim veren.E lem sa ta pij kete dhe ujerat e tyre.Ne nje tenxh. vem gjalpin e skuqim miellin,duke e perzjer gjer sa te mare ngjyre floriri.Pastaj shtojme qumeshtin duke e perzjer vazhdimisht mos te na ngjise.Kesaj i thone beshamel .Grijme domatet ne multi . Ne nje tas vem beshamelin, 1\2 e domateve.pulen,1\2 e djathit te grire dhe kremen e djathit.
Ne nje tepsi qe do perdorim vem pak nga lengu i domateve.Mbushim kaneloniat me perzjerjen qe beme e i vem me rradhe ne tepsi.Nga siper i hedhim lengun e domateve qe ngeli dhe 1 filxhan me qumesht.I sperkatim siper me djathin e grire  qe ngeli dhe i pjekim ne fure ne 180 grade per 1\2 ore......Po ti duam me beshamel e nga siper,kur bejme ate pak beshamel --hedhim masa  sa per dy here ,shtojme e njeher sa aq,e ndajme me 1\2 kur e bejme dhe 1\2 tjeter ja hedhim ne fund si ti shtrojm,mbas lengut te domateve ,pastaj djathin e grire.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Mish vici ose deri me patate e karota.


Perberesit:
Kete gjelle..mund ta bejme me mish vici dhe me mish deri.....cfare mishi te deshirojme[sa nevojitet]afersisht 1 kg patate,1\2 kg karota, 4-5 luge s.vajpak salc domate ose pumaro,krip-piper,rigon dhe 1 gjethe dafine per arome.
Njesoj gatuhen te dyja .I vetmi ndryshim eshte ne zjerje [se mishi i vicit do len pak me shume ne zjerje nga mishi i derit] zjen me shpejte .Dhe kur e bejme me mish  vici gjellen nuk i hedhim salce domate fare as pumaro.Leshon ngjyre vet mishi.
Pergatitja:
Marim  mishin e presim ne copa,e shplajme mire e lem te kulloje.Ne tenxh.vem vajin dhe e skuqim mishin.Pastaj shtojme salcen e domates dhe ujin.Vem me bollek.Me mbrapa shtojme patatet te [qeruara,te prera copka jo shume te vogla],karotat te prera rota -rota,kripe-piper,rigon,gjethen e dafines.E mbyllim tenxh. dhe e lem te zjeje.Nqs e kemi me mish deri do 45min.Kurse me mish vici do 1 ore.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Makarona spageti me salce domate e djathe te grire.

Perberesit:
1 pako mak.spageti nr 6 , 100 -150 gr djath i grire,4 kokra domate,vaj 2-3 luge s. dhe 2 luge vitam i shkrire ose gjalp[per mak.]
Pergatitja:
Bejme salcen e domateve ne fillim.Marim domatet i shplajme ,i grijme ne multi ose ne rende dhe e skuqim ne vaj te nxehte.Vem pak kripe e piper dhe e lem te pij ujet e saj te na ngele salce po jo te shtrodhe fare.E heqim menjan dhe vem nje tenxh. me uje  te zjejne mak.[uji me krip] Si ti zjejme mak.i kullojme ne kullese dhe  i vem ne tenxh,ku i perzjejme me 2 luget e gjalpit shkrire ose te vitamit.I nxjerim ne pjata mak. pastaj u hedhim nga siper pak nga salca qe bem dhe djath te grire nga siper si garniture.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου