Παρασκευή 24 Μαΐου 2019

Supe peshku [Bakaljaro ] me zarzavate te ndryshme.

perberesit :
..6 karota te medha,nje renje selino me gjethe,1 presh,1 qep e madhe,2-3 kunguj te vegjel,1 specke jeshile e madhe,4 patate,2\3 e kupes vaj,kokra piperi,kripe,dhe peshke bakaljaro...sa me shume aq me mire,te jete tek kg te pakten,1\3 kupes me lenge limoni,piper pluhur.
Pergatitja ;
Lajme e pastrojme zarzavatet.Ne nje tenxhere te madhe vem 1 liter uje,vajin,kokrat e piperit,kripe,e te gjitha zarzavatet...vec patateve.I zjejme 1\2 ore.Lajme e pastrojme peshkun.Po qe se e kemi te madh e presim copa ,une po e perdor te vogel.Mbasi te zjejne  perimet,i heqim nga lengu me nje luge me vrima dhe atje vem peshkun.E zjejme 10 min ose 15,jo me shume.Duhet te kemi kujdes se na prishet peshku.E heqim dhe e vem ne nje pjatance.Pastaj lengun e kullojme nga sita ne nje tenxhere tjeter.E marim e vem ne zjar,vem copat e patateve qe i kemi prere copa,e i zjejme 20 min afersishte,gjersa te zbuten.Heqim 1\2 e patateve .I vem ne nje tas dhe i shtypim ,i bejme pure.E perzjejme pren cik me lenge prej supes e ja hedhim tenxheres,qe te na trashet supa.Presim zarzavatet ne copa ,e i vem brenda ne tenxhere [karotat,selinon,kungujt ] Ndersa...qepet,preshin,specken...i heqim fare,i hedhim.Ndersa lengun qe nxoren ato,ja vem tenxheres.Kur te filloj te zjeje supa,e heqim nga zjari e i hedhim lengun e limonit e pak piper pluhur.Peshkun e vem te fundit fare ne pjate ose sipas deshires e lem menjan ne nje pjate tjeter.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Japrak me laker te bardhe


Perberesit:
Duhet nje laker e madhe, 1 kg mish te grire-
-po qe se lakra eshte e vogel 500-650 gr
3\4 e kupes me qepe te grire, 1\2 kupe majdanos,
1\2 kupe koper te grire ose nane,
1\2 kupe me oris karolina,krip,piper,
1\4 e kupes me gjalp , 2 veze,
1\2 kupe me lenge limoni.
Pergatitja:
Lakren duhet ta kemi mare te madhe e me flete te mira.Si ta lajm,me nje thik qe pret e presim thelle tek bishti si c presim sharqirin.[rreth e qark bishtit  qe te lirohem gjethet nga koka,e te na hapen lehte ].
E vem ne tenxh. te madhe ku zjen uje,me koken poshte [ ate qe preme dmth.]E lem gjersa te zbuten gjethet.Por nuk duhet zjere shume.E heqim dhe e lem te ftohet.Pastaj e ndajme[nje nga nje gjethet ]Po qe se ato te brendshmet jane akoma te forta...i vem e pak akoma ato.Nga gjethet heqim pjeset e forta,e po te jene shume te medha i presim me dysh.Pastaj vazhdojme punen me  mishin e grire.
Marim mishin e grire e vem ne nje tas te madh.Atje shtojme qepen e grire,erezat,orizin,pak kripe,piper,e 1\2 e vajit.I perzjejme mire te gjitha.
Marim cdo flete lakre , i vem nga nje luge nga perzjerja dhe e palosim anash ne fillim qe mos te na dal mbushja,e pastaj e mbledhim rote.Keshtu vazhdojme me te gjitha fletat e lakres...gjersa te mbarojne.
Ne fund te tenxheres vem ca fleta lakre dhe i vem me radhe brenda ne tenxhere te gjitha.E vem tenxheren ne zjar.Siper hedhim vajin e ngelur e gjalpin.I mbulojme japraket me nje pjate[qe e nxe tenxh.]dhe shtojme ujin e valuar.E mbulojme tenxh. dhe e zjejme avash -avash gjersa te zbuten japraket e te ngelen me pak lenge.
Ne nje tas rahim lehte vezet me lengun e limonit.Vem e pak nga lengu i tenxh.Pastaj  ja hedhim  japrakeve duke e tundur tenxh.te vej kudo salca.E lem gjellen te rij  15 min . ne tenxh. pastaj e ndajme neper pjata.Dhe e sperkatim me pak koper te grire.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Pasticio me mish te grire  dhe beshamel te bere vete.

perberesit;
 1\2 kg makarona te gjera[3],krip,2 lug gjalp,1 kup djath te grire[i verdhe]....KIMAJA.....1\3 kupvaj, 1 qep e grire,1\2 kg  mish te grire ,pak kanelle,pak muskokaridho...nqs keni,1 kup e 1\2 konserve domate,krip,piper,rigon.. BESHAMELI....1\2 kupe vitam,1\2 kupe miell,3 e1\2kupe qumesht te vaket,3 te verdha veze,1\2 kupe djath te grire,2 luge vaj,krip ,piper.
pergatitja:
Zjejme makaronat ne uje me kripe.I kullojme.Shtrojme 1\2 e mases ne tepsi.Skuqim ne vaj qepen e kiman.vem domaten,kanellen,muskokaridhon,rigon,krip,piper.I lem te zjejne 15 min.Pastaj i hedhim ne tepsi.Siper vem djathin e grire.Pastaj shtojme makaronat e tjera.Nxehim vitamin [ose vaj] skuqim mielli sa te mar ngjyre,vem qumeshtin pak nga pak dhe e trazojme pa ndaluar gjer sa te behet kreme.E lem te ftohet pak,e pastaj i hedhim te verdhat e vezeva,moskokaridhon,krip,piper.Kete ja hedhim siper
makaroneve,E sperkatim me pak djath te grire qe na ka ngelur.E pjekim ne fure ne 190 grade,gjersa te mare ngjyre......dhe kaq.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
QOFTE...SUXHUKAQIA...NE TENXHERE ,ME SALCE   
DOMATE.

Perberesit
...1\2 kg kima, 2\3 e fixh.me friganier pluhur [ galete ose buke te thekur ci thoni andej nga shqiperia ] .2 veze, 1 luge e prere[ gl ] me kripe,1 luge gl e prere me kimino [ por nga ajo qe djeg jo e embla ] pluhur eshte dhe kjo,pak piper,uthull, 1 koke te vogel hudhre..4-5 thelpinje, pak vaj.SALCA...1\2 filxh.vaj ulliri,2-3 thelpinje hudhre,1\2 kg domate konserve ..po spatet te fresketa domatet,kripe ,piper,pak kimino.
pergatitja :

Trazojme kiman me gjithe ilikat [ perberesit ] e tjera te mases.Tani...nqs nuk keni friganier vini buke te ndenjur dhe njomeni me uje ose qumesht.Po e bet me uje ,shtrydheni mire,pastaj e perzjejme me gjerat e brumit.Ai ta perzjejme mire bejme ca qofte te gjata,cik te medha.Dhe qe mos tju ngjisin duart lyejini cik me vaj here pas here.I skuqim qoftet ne vaj te nxehte dhe pastaj i kullojme [ ne leter ] Ne tenxh . vem vaj dhe skuqim hudhrat,te grira.Pastaj shtojme domatet,kiminon,kripe,piper.E lem salcen te zjeje ne zjerr te ulet.,gjersa te lidhet.Me vone vem ne tenxh. qoftet e hedhim pak uje [ sa te nevojitet ] .E lem te zjej akoma 1\2 ore afersisht se do duket kur fillon te shtrodh,pastaj e heqim dhe shoqerojini me cte deshironi.Koken e kan me patate te skuqura ose me pilaf po deshet.,beheni si une me pure patate ..OREKS TE MBARE NESER..

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Turlu...me
paterxhan,kunguj,patate,karota,specka,qep,domate.
 hudhra.....me mish derri.

 Perberesit e pergatitja bashke.
...Pak nga te gjitha...3-4 paterxhan,3-4 patate,4-5 karota,3 specka,2 qepe,4-5 domate [ une ve pumaro ]Pervec qepes qe e presim te vogla,te gjitha te tjerat i presim ne rrota.Vem hudhrat te grira te vogla..I vem ne nje tepsi te mesme.Une vura dhe ca cpa mish deri,por behet e pa ato.Ne fund hedhim domatet te grira,piper ,rigon,kripe,vaj.U hedhim pak uje dhe i futim ne fure gjersa te behen,duken ne sy kur piqen.I shoqerojme me nje sallate domate e pak djathe te bardhe.OREKS TE MBARE

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------.
Kraharore pule me dhjathe e ullinje.

Perberesit:
2 kraharor pule , 4-5 luge s. me vaj,1 qep e vogel ne feta te holla
2 hudhra, 1 kuti konserve me domate 400gr
1 luge s. uthull balsamiko, 6 ullinje jeshil nga ata te mbushur me gogozhare
1\2 luge likoje me sheqer, 300ml lenge nga pule e zjere
kripe piper dhe nqs keni gjethe barziloku qofte e te thata.Pak djathe per siper.
Djathin do ja hidhni si te ket mbaruar gjella,para se te hani i shkoqni pak djathe nga siper per garniture.
Pergatitja:.
....... Nxehim vaj ne nje tigan te thelle e skuqim 2 kraharoret e pules [ju mund te vini me teper po te nevojitet ].Do i skuqim mire nga te dy anet,per 4-5 min.Shtojme qepen te cilen e kemi prere ne feta te gjera dhe i skuqim akoma e 5 min. Heqim pulen nga tigani dhe e lem ne nje pjate.Tek qepa ne tigan shtojme hudhren te grire dhe e skuqim e pak akoma.Pastaj hedhim domatet [konsrven ],sheqerin ,uthullen , 1\2 e barzilokut qe kemi.ullinjte te cilat i kemi prere ne feta te holla dhe lengun e pules qe kemi.Ne fund krip piper dhe e lem te zjeje per 15 - 20 min.Pastaj vem kraharoret e pules dhe e lem akoma 15 min.Kete lloj gjelle mund ta shoqerojme me patate te skuqura ose me pilaf.Por hahet dhe shqeto.
JU BEFTE MIRE DREKA........OREKS TE MBARE TE KENI>

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kejk me qumesht,kakao dhe vanilja.

perberesit :
...1qeske 500gr me miell te kuq [ qe fryhet vete ],2 filxh.caj me sheqer,1 filxh.caj me qumesht,4 veze,220gr vitam ose gjalp te fresket,2 luge gl bejkin paunder,ose 1 luge gl. sodha,dhe vanilja ose ne vende te vaniljes mund te vem 2 luge s. lekur limoni.,2 luge s. me kakao plukur
Pergatitja:
.Perzjejme miellin me bejkin paunder e vaniljen ose lekuren e limonit..Rrahim gjalpin ose vitamin dhe shtojme sheqerin e qumeshtin.Pastaj hedhim te verdhat e vezeve nje nga nje [ i ndajme me pare vec te bardhat e te verdhat ] Hedhim pak nga pak miellin e ne fund te bardhat e vezeve.I perzjejme mire .Marim nje tas te vogel dhe atje hedhim pak nga perzjerja qe bem me brumin.Ne te  vem 2 luget e kakaos dhe e perzjejme mire.Marrim  tepsin  ku do hedhim perzjerjen [ ose  forme nga ato te rumbullaktat me ngritje ne mes ] .E lyejme me pak vaj dhe miell qe mos te na ngjis brumi.Hedhim  1\2 e  brumit brenda,pastaj brumin qe perzjem me kakao ,e mbi te 2 e brumit qe na ngeli .Marim nje shkop nga ato qe pjekim suflaqe dhe e vem aty ketu duke e levizur nga pak te krijoj vija.Mbas pjekjes keto vija dalin ne forme lulesh.......E vem ne furre150 grade  per 40-45 min.Eshte bere apo jo duket dhe nga ngjyra dhe e provojme me shkopin e suflaqeve ose me majen e nje thike .Po su lye me brume..eshte pjekur dhe e nxjerim te ftohet. E lem 10 min ne forme dhe e kthejme permbys te na dal kollaj nga forma.Po te duam e sperkatim me sheqer pluhur siper.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kejk kosi me sherbet [ miell misri ]

Preberesit ;
..6veze,500gr miell misri te imet,3 luge s. miell [qeske e kuqe,nga ai qe fryhet vete ],2 luge gl sodha,3 luge s.lenge limoni, ,2 luge s. konjak,500gr kos stragjisto, 150 gr [ara dhe fistiqa te grira ],pak lekur limoni,500gr sheqer,150 gr gjalp i fresket ose vitam,pak fare kripe.
Per shurupin...3 gota uje me sheqer,4 gota uji me uje,2 luge s. konjak,1 luge s. lenge limoni,1 drucke kanelle,5-6 karajfila.
Pergatitja;
Zjejme gjithe ilikat e shurupit,pervecse konjakut e lengut te limonit,per 10 min.Para se ta heqim nga zjarri hedhim konjakun e lengun e limonit.Pataj e heaim dhe e lem te ftohet.
Marim vezet ,i ndajme dhe rahim vec te bardhat e vezeve i bejme marenge.Po keshtu bejme dhe me te verdhat me sheqerin,lekuren e limonit,gjalpin e konjakun.Shtojme miellin emisrit,kosin,miellin e bardhe,arat dhe fistiqet.Fistiqet i mbame ca po te duam qe ti hedhim nga siper  [ sipas deshires tuaj ] .Ne funde vem marengen e sodhen e tretur ne lengun e limonit.Keto i trazojme lehte.I vem ne tepsi te lyer me pak gjalp ose vitam e me pak fare miell. I pjekim ne fura 170 grade per 40-45 min.Mbasi te piqet e heqim nga furi,dhe sic eshte ashtu i nxehte i hedhim shurupin e ftohur me pare. Nqs duam e mbajtem fistiqet ja hedhim nga siper.Para se ta servirim e presim ne copa.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Byrek  me miell misri, [bugace e  embel ]


Perberesit:
1 liter qumesht, 250 gr sheqer,
175 gr miell misri i imet , 4 veze
2 vanilja ,12 peta  [nje paqete te blera ]
ose i bejme vete ne shtepi
vitam per te lyer petet,
250 gr sheqer te imet [akni ]
kanelle,e pak lekure limoni.
Pergatitja:
Ne nje tenxhere nxehim qumeshtin me lekuren e limonit.Shtojme miellin e misrit avash- avash duke e trazuar  vazhdimisht gjersa te mpikset.
Rrahim vezet me sheqerin dhe vaniljet gjersa te behen nje .Ja hedhim  kremes duke e trazuar ne zjar te ulet, gjersa te lidhen bashke.E heqim nga zjari dhe  heqim lekuren e limonit.E lem te ftohet krema [nganjeher e perzjejme aty- ketu ].Lyejme me pak vitam tepsin ku do perdorim.Shtrojme 8 pete [cdo pete vaj ]dhe siper u hedhim kremen qe beme.Marim  anet e peteve qe jane nga jashte tepsis dhe i palosim nga brenda.Dhe siper tyra shtrojme petat e tjera njesoj si te parat E cpojme cik nga siper me majen e nje thike  dhe e pjekim ne fure  te mesem per 35 min.Kur e nxjerim,ashtu sic eshte e nxehte e sperkatim me kanelle dhe sheqer te imet [akni ]Pastaj e presim ne copka te vogla fare.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου