Παρασκευή 24 Μαΐου 2019

Kulacka te vogla ne fure me susam.

Perberesit;
1 gote uji me vaj ose vitam,ose margarine  tjeter, maja  - 1 zarfe pa misur, 1 gote me uje vaket,pak kripe[ 1 luge likoje], miell do vem sa te na duhet per te ber brumin[ mos te na ngjis ne duar]na duhet 1 gote uje me qumesht te vaket,po keshtu perseri 1 got uje me uje te vaket.
Per ti lyer nga siper,na duhet 1 e verdhe veze,e rahur me pak fare uje dhe pak susam.
Pergatitja:
Ne nje ene vem goten  e qumeshtit te vaket.Aty vem vajin,pastaj shtojme ujin e vaket, sheqerin,kripen,majdanozin,i perzjejme te gjitha bashke dhe e lem 10 min te rij.Pastaj shtojme miellin...sa duhet ,ska mase ,gjer sa te mos na ngjise brumi ne duar.E lem te rij afro 1 ore.Taven nuk e lyejme se do vem leter vaji.bejme kulackat ; cfare forme te duan.I lyejme me te verdhen e vezes qe kemi rrahur me pak uje dhe i hedhim susam nga siper.I pjekim ne temp. 170 grade ne fure,hahen te ngrohur..i lem gjersa te skuqen mbi veze,mire.


--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kullure me susam. 
 
Perberesit..Me keto masa dalin shume......
,ndaj po deshet vini 1\2 e kesaj mase.ose piqni sa deshironi dhe te tjerat verini ne nje qeske dhe lerini ne ngrirje te frigoriferit per here tjeter.Rojne e 1 muaj atje
.
15 gr maja e njome ose 1 e 1\2  luge likoje me maja pluhur,    1 kg miell i ashper,
2 e 1\2 kupe me uje te vaket
1\3 e kupes me sheqer, 1\4 kupes me vaj,
2 luge likoje kripe dhe 300 gr susam.

Pergatitja:
Tresim 1\2 e majas ne 1\2 e ujit te vaket.Vem 2-3 luge miell brenda dhe e lem ne vend te ngrohte per 24 ore.Para se ta zem brume,tresim majan tjeter ne 1\2 kupe uje te vaket dhe i hedhim 2-3 luge miell e kesaj.E trazojme dhe e lem 15 min. qe te fryhet.Perzjejme 3\4 e miellit me kripe ne nje tas dhe bejme ne qender nje grop.Atje vem brenda sheqerin,vajin,2 majat qe beme e ujin e vaket qe na ka ngelur. Dhe keshtu vazhdojme ta trazojme e te bejme nje brume te mire.Si ta zem e lem ne nje vend te ngrohte qe te fryhet.Mbas 5 min. e shtypim prap.Marim copa nga brumi [sa nje manderine ] e bejme ripa - ripa te gjere sa gishti i vogel.I fusim pune sekondash [fap-fap ] ne nje tas me uje,e drejte i vem tek pjata ku kemi susamin.I bashkojme te dyja anet te ngjiten te formojne nje rreth dhe i vem ne nje tepsi.Ku kemi shtruar leter vaji. I pjekim ne fure 200 grade per 10-15 min.Te piqen nga jashte,por jo shume se duhen te jene te buta nga brenda.I lem te ftohen  pak e i ham te vaketa.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kullure te kripura me djathe
   
Perberesit:
1\2 kupe gjalp,  1\2 kupe me vaj ,
1\2 kupe me qumesht,1 kupe djathe te grire,
pak kripe,2 bejkin paunder ,
miell sa te na nevojitet....
2 te verdha veze [i rahim me pak uje ]

Pergatitja:
Perzjejme gjalpin e vajin,qumeshtin e djathin e grire. Vem kripen, bejkin paunder e shtojme pak nga  pak miellin.por gjithmone duke vazhduar me shtypje. Bejme nje brume te forte.E presim copa te vogla nga brumi dhe bejme kordhonia  te kolle.Dhe i thurim gershete ose cforme te deshirojme .e dy anet,qe mos te hapen gjate pjekjes. I vem ne nje tepsi,ku kemi vem leter vaji dhe i lyejme nga siper me te verdhen e vezes.I pjekim ne fure ne 170 grade,afersisht per 20 min.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


Pice speciale :
[ me zhambon,bejkon,spcke,sallam etj..}
 
Perberesit:
Brumi:3  e 1\2 kupa me miell , 1\2 kupe uje te vaket ,2 luge likoje te prera me maja pluhur,
1\2 luge likoje sheqer , 1 kup qumesht t'vaket
1 e 1\2 luge likoje kripe,4 luge gjalp te shkrire,
pak vitam ose vaj per te lyer tepsin.
mbushja:
2 luge gjalp , 6 feta kaseri qe djeg, 
6 feta zhambon,6 feta bejkon,
2 domate ne feta te holla,krip,
1 specke jeshile  prer feta te holla
1 e 1\2 kup me djath te grire,
4 luge gjalp i shkrire .
Pergatitja:
Ne ujin e vaket,shkrijme majan e sheqerin.Ne nje tas te thelle vem miellin.Hapim nje vrim ne mes dhe vem majan ,qumeshtin,kripe e gjalp.
I perzjejme te gjitha te behen nje brume i bute.E mbulojme dhe  e lem te vij.Pastaj e shtypim perseri dhe e shtrojme ne nje tepsi te lyer.Kete brume mund ta mdajme dhe ne dy pjese ,per dy pica.
Ndajme te gjtha harxhat e mbushjes ne dy pjese  ,se jane shume ,bejme 2 pica.Dhe fillojme i shtrojme , te ngateruara sallamerat ,pak djath te grire ,fetat e domateve  te prera holle , 1\2 e fetave  te speckave, pak krip ,fetat e djathit,disa copa bejkon,fetat e speckave qe ngelen e siper fare djathin e grire.Te dyja picat i pjekim  nga 20 min secilen ne fure te mesem 180 grade.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kulacka me maja bire
 
Perberesit :
2 kupa me qumesht, 1 kub  me naja bire, 1 filxh,kafe me  uthull, 1 luge s vaj, 6 veze, pak kripe, pak mjalt, miell sa te na nevojitet.
Pergatitja:
Si fillim nxehim qumeshtin, ne nje tenxhere.Ne te njejten kohe rahim vezet ne nje tas.Sa te nxehet qumeshti e perzjejme me vezet. Shtojme krip, uthull dhe vajin.Vem e majan dhe e perzjejme mire. Ne fund vem miellin avash- avash[ sa duhet qe te na behet nje brume i bute dhe elastik.]E shtypim fort me duar.E mbulojme 15 min. dhe e lem te rij qe te vij.[ Uthulla  e ndihmon te behet e thekrisur dhe e shijshme ]Mbas cerek ore vem vajin ne tigan te skuqet mire [te nxehet ] Lyejme tavolinen, e presim ne topa te vegjel brumin e i hapim me dore si pita te vogla e i skuqim ne tigan.I shoqerojme me mjalt ose me djath.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kulacka te mbushur me patate
 
Perberesit per brumin:
2 zarfe me maja, 1 luge s . e pak me miell te bute, 1 luge likoje me kripe, 1 luge likoje me sheqer, 1 gote e vogel me vaj, 2 gota uje me uje te vaket.
Perberesit per mbushjen:
5  patate te medha, 1 qep , 1 filxh. me vaj, pak koper,kripe e piper.
Vaj per skuqje.Me mire eshte ti bejme ne friteze.
Bejme brumin:
Vem ujin e vaket, majan, kripe, sheqerin, e ne funde hedhim miellin.I perzjejme mire.Ne fillim do na ngjis brumi.Vem avash- avash vajin.Do jete gati ,vetem atehere..kur nuk do na ngjis ne duar.E shtypim[ duhet te jet nje brume i bute , kur ta ndjejme ne duar ]E mbulojme me qeske dhe nje kuvert dhe e lem 1 ore ne vend te ngrohte qe te vij.
Bejme mbushjen e patates:
Zjejme patatet ne fillim.Ne nje tenxh, tjeter skuqim qepen e grire ne vaj.Shplajme pak koper dhe e grijme .Si te skuqet qepa, kullojme patatet dhe i shtypim me nje pirua.Dhe atje hedhim dhe qepen e skuqur e kopren e grire.Vem krip-piper.I perzjejme mire dhe e shikojme mos do prap kripe.Mbas 1 ore,....brumi duhet te kete ardhur[ dyfish ].Dhe fillojme ,marim pak nga brumi e hedhim mbushje patate dhe i mbyllim mos tu bjere mbushja.Kemi lyer nje tepsi me vaj dhe i vem atje 1 nga 1 me bashkim nga poshte.Si ti mbarojme te gjitham ateher vem tiganin me shume vajm te nxehet mire.I hedhim 1 nga 1, e sa te marin ngjyre, i kthejme nga ana tjeter shpejte  mos te na digjen[ me luge ose pirua] me mire me luge ,se piroi i cpon dhe nxjhet vaji.Ne 1 tas te madh ,shtrojme leter guzhine dhe i vem atje te kullojne vajet e tepert.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Byrek  me gjiz ose djath e me veze.
[bugace e kripur ] 
 
Perberesit:
6 veze, 3 filxh.me qumesht,3\4 kg gjize ose djath i bardhe ,3\4 filxh.me vaj,
1\4 kg djathe i grire ,piper,1\2 kg peta te gatshme ose bejme petat vete
gjeje receten tek brumerat.
1\3 e filxh. me sodha te tretur me pak uje.
Pergatitja:
Petet nqs si kemi te blera i bejme vete.Rahim vezet me qumeshtin ne nje tas.Pastaj vem djathin ose gjizen, djathin e grire ,piperin ,3 luge s. me vaj.I perzjejme mire.
Vem furin ne 200 grade.Lyejme tepsin e furit qe do perdorim.Nqs i kemi petat te gatshme ...hapim paqeten me pare se te gatuajme qe te zbuten me pare.Dhe fillojme shtrojme 8 peta ne fillim  [cdo pete e lyejme me vaj ]Siper tyre hedhim perzjerjen qe kemi bere  Dhe  e mbulojme me petat e tjera . [perseri cdo pete te lyer me vaj ]Dhe qe te mos e presim nga siper e te na dale mbushja  e cpojme nga siper me majen e nje thike aty -ketu.E sperkatim me sodhen qe tretem ne uje.E pjekim te mare ngjyre floriri.Pastaj e nxjerim .E lem te ftohet dhe pastaj e presim ne copka shume te vogla.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


Pica  me zhambon e djath Mocarela [te bardhe ] e djathera te ndryshem.
 
Perberesit:
per  brumin....gjeni receten tek brumerat....
per mbushjen:
1 domate,4-6 feta sallam [sipas deshires  ]
3-4 feta zhambon, 150 gr djath mocarela,
100gr djathera te grire te ndryshem[cte kemi ]
Pergatitja:
Si te bejme brumin....... e lem te vij [te fryhet] .Lyejme tepsin me pak vaj dhe vem brumin,e hapim me duar te hapet ne gjithe tepsin. Lajme domaten,e grijme ne rende dhe ja hedhim brumit nga siper.Shtojme pak kripe e piper.Pastaj shtrojme copat e sallamit,zhambonit,mocarelen do e vem ne copka aty-ketu.Dhe ne fund fare do hedhim  djatherat e ndryshem.Do e vem ta pjekim ne fure 220 grade per 10 -15 min.Po e patem  me gril furin e lem dhe 5 min akoma.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kulacka te thjeshta per mengjes.
 
Perberesit :
1 gote me uje, 2 luge s, me vaj, vaj per skuqje me bollek, pak kripe, 1 luge  likoje me uthull, 5 luge s. medjathe te skermoqur, piper i zi..dhe miell,,,,,,
Pergatitja:
Vem ujin,  vajin,uthullen e kripen ne nje legen te madh guzhine. i perzjejme mire dhe pak nga pak shtojme miellin aq sa na duhet,,gjersa mos  te na ngjise neper duar.Si ta bejme gati, e lem te rij brumin diku  dhe do jet gati kur te bej fllucka nga siper.E ndajme brumin ne 5 pjese.Dhe e  i hapim petet ...15 pondeshe.Vem brenda nga nje luge djath te shkoqur dhe e mbyllim peten, me pec,e hapim prap nga e para si pete po aq sa ishte ne fillim.I skuqim ne vaj te nxehte nga te dy anet. Dhe i lem ne leter guzhine.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Qofte me patate,djath,zhambon ne tigan. 
 
Perberesit;
3patate te prera trashe,1 qepe e vogel
150gr bejkon,1\4 kupes qumesht pana,
1 kup me djath te grire -graviera
miell,veze,galete --- per brumin.
Pergatitja:
Zjejme patatet ne uje me kripe,gjersa te zbuten.I kullojme pastaj. Ne nje tigan skuqim qepen e grire dhe pataj vem patatet.I heqim nga zjari ..pastaj i vem ne mikser te na behen llapa.E lem te ftohet.Pjekim fetat e bejkonit [te prera copka te vogla fare] i skuqim me pak fare gjalp ose vaj.Dhe pastaj ja hedhim brumit qe bem me patate.Atje shtojme djathin e grire [gravieren ose djath tjeter ] dhe i perzjejme mjafte mire.Si ta bejme nje brum te mire e ndajme ne topa te vegjel.Dhe fillojme...i vem njeher ne pjaten me miell,pastaj i lyejme  ne pjaten  me veze..e ne fund fare i fusim ne pjaten me galete.Ne te njejten kohe kemi vem nje tigan ne zjar te nxehet.Dhe keshtu i skuqim ne tigan,por nuk do vem shume topa ne tigan qe ti ngjeshim ,duan  hapesire nes tyre qe te skuqen mire nga te tera anet.Zjari duhet te jet i mesem  [mos te na digjen direkt e te ngelen nga brenda pa bere.]

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Buke e mbushur me zarzavate e djathe te grire.

 
Perberesit...
.3dhe 3\4e filxh. caj me miell ,3 luge gl me maja pluhur, 1 e 1\2 luge gl.me sheqer,1 luge gl me kripe,1\2 luge gl rigon,1\2 luge gl me kimino pluhur,2 veze,1\2  luge gl me paprika,1\2 filxh.caj me uje te vaket,1\2 filxh.qumesht,3 luge vaj ulliri,4-5 luge s. me gjalp te shkrire
 Perberesit per mbushjen..
..1\3 e filxh.caj me gjalpe te shkrire,1 filxh.me qepe te thate te grire,1\3 e filxh.me specke tekuqe,1\3 e filxh.me specke jeshile te grira keto,1 luge s. barzilok po te kemi te grire,1\2 luge gl. me kripe,3 luge s. djathe te grire,1e 1\2 filxh, me djath te grire qefalotiri,6 feta bejkon te pjekura,3 luge s. me miell misri.
Pergatitja;
Bejme brumin..
..Ne nje tas te madh,vem qumeshtin,vezet,rigonin,kiminon,paprikan,ujin,sheqerin,majan...dhe i perzjejme mire te gjitha,vem pak nga pak miellin dhe e punojme brumin nja 10 min.gjer mos te na ngjis duart.Pastaj  e mbulojme me pecete 1 ore dhe e lem te vij [te fryhet ].Me vone e ndajme brumin ne 30 topa.
Fillojme  te bejme azer gjerat e mbushjes. Ne nje tigan te nesem,vem 1 luge gjalp,pastaj qepen,speckat dhe i skuqim per 4-6 min. I heqim nga zjari  ei vem ne nje tas te madh duke i perzjer me gjalpin  ,barzilokun,kripe. e djathin parmexhana Ne nje tas tjeter perzjejme djatherat me bejkon.
Hapim cdo top ne 7 cm e ne qender vem nga nje luge nga perzjerja e djathit e i mbyllim.Lyejme tepsin me gjalp te shkrire e me miell nisri,forme keku rethore duhet me vrime ne mes.Vem 1\3 e migmes se qepeve e speckave.Pastaj vem 8 topa.Shtrojme prap perzjerj qepe e speckedhe vem 10 topa kete radhe.I hedhim qepet e speckat dhe ne fund vem 12 topa nga siper i hedhim gjalp ose vaj.I mbulojme me nje pecete te paster e i lem ne vend te ngrohte te vijne.Per 30 min. Vem furin ne 180 grade dhe i pjekim  25- 35 min. sa te marin ngjyre floriri.gjate pjekjes  ne 10 min e fundit do i mbulojme me leter alumini.Dhe si ta nxjerim e lem 5 min dhe e kthejme permbys.Kur te ftohet e ham.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου