Παρασκευή 24 Μαΐου 2019

LIKO ME FRUTA TE NDRYSHME



LIKO PREJ RRUSHI nr 1




Perberesit:
1 kg rrush,  [ vetem  kokrat], 500gr sheqer , 150 gr uje, 1 vanilje, leng nga 1 limon.
Pergatitja:
Lajme kokrat e rushit dhe i kullojme.Ne nje tenxh.vem ujin,sheqerin dhe vaniljen.Tenxh. e vem ne zjarr.Kur shurupi te filloj te zjej shtojme kokrat e rushit dhe e trazojme ,qe mos te na ngjise likoja.E zjejme 10 min. dhe e heqim tenxh. nga zjari .[mos te zej  shkume].E mbulojme me nje pecete dhe diten tjeter e vem te zjeje prap gjersa te lidhen.Para se ta heqeim nga zjari hedhim lengun e limonit ,qe mos te na sheqeroset likoja.
----------------------------------------------------
Liko kungulli. nr 2

Perberesit;
1 e 1\2 kg kungull[ te pastruar] dhe prere ne copa.1 kg pekmes, 3 luge s. me uje gerqere, 4-5 kile uje, 3\4 e kg me sheqer, e gota uje, e lemg nga nje limon.
Pergatitja :
Tresim mire gerqeren e vem brenda copat e kungullit.I lem per 3-4 ore atje ,e here pas here i trazojme pak ,se bie gerqerja ne fund.I shplajme mire e mire , 2-3 here dhe i zjejme me uje gjersa te zbuten[ duket kur hyn piroj lirshem ne te ] Zjejme shurupin pastaj [ujin dhe sheqerin] per pak min. Pastaj shtojme pekmezin dhe copat e kungullit [ te cilat e kemi dhen formen qe deshirojme].I lem te lidhen bashke.Para se ti heqim i hedhim lengun e limonit.
----------------------------------------------------------
Liko nga Kivi [ aktinidhia] nr.3
 

Perberesit;
2 kg aktinidhia [kivi], 2 e 1\2 kg sheqer, 1 filxh. konjak, 2 vanilje. 3 luge glikoze, lenge nga 1 limon.
Pergatitja:
Marim nje tas te madh, e mbushim me uje te ftohte dhe hedhim brenda lengun e 1 limoni..Pastrojme kivat nga jashte dhe i hedhim brenda ne tas me....Po te duam i presim me 4 .I shplajme 3-4 here me uje te ftohte dhe i kullojme.Marim nje tenxh. te madhe dhe shtrojme kivet.vem  shtresa  kivi ,  sheqer 1 e 1\2.Shtojme vaniljet dhe filxh.e konjakut.E lem tenxh. ne frigorifer per 24 ore.Kur ta heqim i zjeme kivet ne zjar per 5 min. [ por ne zjar te forte].I heqim nga zjari dhe e lem jashte frigoriferit per 24 ore.Dhe me nje luge me vrima .heqim kivet nga tenxh . e i vem ne nje tas.Brenda ne tenxh. shtojme glikozin dhe sheqerin e ngelur.I zjejme per 10 min . ne zjarr te forte.Kur te lidhet shurupi, e heqim nga zjarri e vem kivet ne te. I zjejme per 10 min. ne zjar te mesem, e shtojme lengun e limonit.Kur te ftohet pak e hedhim neper vazo.
----------------------------------------------------------
Liko prej qershie [ te kuqe ose vishnje ]nr4




Perberesit:
2 kg qershi, 2 kg sheqer, 1 filxh. me uje, 2-3 luge glikoze, vanilja, limontos ose leng nga 1 limon.
Pergatitja;
Lajme mire qershit dhe me ndihmen e vegles se tyre, u heqim kockat.U  hedhim sheqerin siper dhe i lem ca ore bashke me sheqerin.Pastaj lajme kockat me nje filxh. uje e ja hedhim qershive  kete uje.Si i vem ne tenxh. i vem te zjejne[duke i hequr gjithmone shkumen qe krijohet anash tenxh.e lem ne zjar te zjej gjersa te lidhet.pastaj vem vaniljen, glikozen e limontosin  ose lengun e limonit.Kur te ftohete vem neper vazo.Kur ta heqim nga zjari e tundim pak tenxh. qe te fryhen pak qershite qe jane nga siper.Njesoj zjehet si qershia e kuqe , e verdha dhe vishnja.
---------------------------------------------------------
Liko prej fiku nr.5



Perberesit;
1 e 1\2 kg fiq te fresket, 1 e 1\2 kg sheqer, 2 filxh. me uje, 2-3 luge glikoze, 1\2 filxh. kafe me leng limoni, 2 vanilje, 1 luge s. me sodhe,1\2 luge likoje[galazopetra]
Pergatitja:
Per kete liko ,zgjedhim fiq te vegjel.I lajme e i zjejme ne nje tenxh. te thelle qe te zbuten.Pastaj i vem ne nje ene, ku kemi  holluar  1\2 luge galazopetra  ne 12 filxh. me uje,e 1 luge sodhe buke ] [ .I lem atje 1\2 ore.i shplajme me shume uje e i vem ne kullese qe te kullojne ujet.Zjejme sheqerin me uje per 5 min.I vem fiqte te zjejne per 15 min.akoma.i heqim shkumen,e i lem atje 10-12 ore.I zjejme prap e nga fundi i hedhim glikozen e limonin.Kur te lidhet shurupi, vem vaniljen e i heqim nga zjari.Kur te ftohet e vem ne vazo.
----------------------------------------------------------
Liko prej pjeshke. nr 6


Perberesit:
1250 gr pjeshka, 1250 gr sheqer, 440 gr me uje, 3 vanilja, 2 luge s.  me gelqere, 1 luge lenge limoni.
Pergatitja :
Zgjedhim pjeshke te medha.,por jo shume te pjekura.Duhet te rezistojne ne zjerje[ mos te prishen si thela] dhe mos ti kemi mbajtur ne frigorifer me pare.
I qerojme zhapat e i presim ne thela.U heqim me majen e thikes pjesen e kuqe tek vendi i kockes.I fusim ne ujin e gerqeres qe kemi pergatitur.[Tresim  2 luget e gerqeres ne 5 filxh. uje, e lem  ore te kulloje. ]Keshtu i lem 1 ore atje brenda, e pastajk i shplajme me uje te bollshem.Vem sheqerin me ujet ne tenxh.  te zjejne.Kur te behet shurupi i trashe e heqim nga zjari.E kur te ftohet vem pjeshkat.E vem prap ne zjar dhe e lem te lidhet.Vem vaniljen me lengun e limonit.Ne vend te gelqeres mund te perdorim e uje me limona.
--------------------------------------------------------
Liko prej  luleshtrydhe. nr7

Perberesit:
1 e 1\2 kg luleshtrydhe, 1 e 1\2 kg sheqer, 1 gote me uje afersisht, 2-3 limona, 2-3 luge s. glikoze.
Pergatitja:
Zgjedhim fraula te mira, te medha, por jo shume te pjekura.I lajme me uje te rjedhshem[cesma hapur].u heqim me kujdes gjethet jeshile e i presim bishtat me gershere.i kullojme.I vem ne tenxh.U  shtrydhim limonat siper, vem e sheqerin.I lem ashtu per nje nate.Diten tjeter i zjejme.Ne fillim me zjarr te ulet.Nga fundi vem njeluge leng limoni dhe glikozen.Kur te ftohet e vem ne vazo.Kjo liko nuk mbahet ne frigorifer[ jashte] se trashet shume atje.
---------------------------------------------------------

Liko karote nr .8


Perberesit:
1 kg karota, 1 kg sheqer, 6 luge me lenge limoni, 2 vanilja, 1 gote uje, po te deshirojme i hedhim e bajame ne fund.
Pergatitja:
Si ti pastrojme karotat ,i shplajme dhe i presim ne rota.[Po te duam i grijme ne rende, e i kullojme ujet.I vem ne nje tenxh. me uje e nqs duam e ujin  qe nxoren karotat e vem e ate ]Pastaj marim karotat ..si rrota dhe... e i zjejme 5 min gjer sa te rrudhoset karota.Pastaj hedhim sheqerin dhe e zjejme gjer sa te lidhet shurupi. Ne fund fare,para se ta heqim nga zjari vem vaniljen dhe lengun e limonit.Po te duam i hedhim e bajame pa zhape [te bardha]
------------------------------------------------------
Liko prej ftoi. nr 9

Perberesit:
1 e 1\2 kg ftonje te pastruar e te prere, 1 e 1\2 kg sheqer,  1\2 kile uje, 2 vanilja, 1 luge me lenge limoni, 100 gr bajame po te duam qe tja hedhim brenda ne fund.
Pergatitja:
Zgjedhim ftonje te medhenje.I pastrojme te ike pushi i tyre.I heqim zhapen e i presim ne feta  te holla.E pastaj  i vem ne uje.I shplajme prap e i vem ne  uje te zjene [ mbuluar] gjersa te zbuten.Hedhim sheqerin dhe e zjejme ne zjar te forte qe te lidhet shpejte te mos humbas  ngjyren e floririt [ po ta duam si te kuq e lem pak ]Shtojme lengun e limonit, vaniljen e i lem te marin nje vale.E heqim... e vem bajamet nqs duam e i perzjejme mire.Kur te ftohet e hedhim ne vazo.Ftonjte po te duam i grijme edhe ne rende, e po ti duam te kuqe i  lem e pak e i hedhim e pak uje.
----------------------------------------------------------
Liko prej dardhe nr .10

Perberesit:
1 e 1\2 kg dardha, 1 kg sheqer, 2-3 luge s. glikoze, 1 luge lenge limoni, 2 vanilja, 3 filxh. uje.
Pergatitja:
Zgjedhim dardhe te mesme, jo shume te pjekura.Po qe se jane te vogla i vem ashtu sic jane .Nqs jane te medha i presim ne mes gjatas. I qerojme zhapen.Pastaj me veglen qe kemi kungullin i heqim kockat e mesit duke bere  vrime ne mes.Hedhim ne uje ,dardhat.Atje kemi shtrydhur lenge limoni.I vem atje qe mos te na nxihen.Kur ti mbarojme te gjitha, i nxjerim, i shplajme e i vem ne tenxh. ku kemi ven ujin me sheqerin.E tundim cik dhe e vem ne zjarr, te zjejne te gjitha bashke.Te zbuten mirte dardhat.e heqim nga zjarri dhe elem 24 ore.Diten tjeter e vem te zjej prap dhe vem lengun e limonit dhe glikozen.E lem te zjej gjersa te lidhet me shurupin e vem vaniljen.E lem te ftohet e pastaj i vem neper vazo.
----------------------------------------------------------
Liko  sharqiri  nr .11

Perberesit:
20 copa te trasha[drejtkendeshe ose katrore] te pastruara nga zhapa e sharqirit, 2 luge gelqere, 1 kg sheqer, 2 gota me uje, vanilja, leng nga 1 limon.
Pergatitja:
Sic kemi nje sharqi te madh , me  zhap te trashe... e pastrojme nga pjeset e brendshme dhe e presim ne fillim ne copka te gjata si thela ,pastaj ne katror te vegjel ose  ca forme te duam.I hedhim ne  nje legen [te guzhines] ku kemi ven gelqeren e tretur[ 5 gota uje me 2 luge gel;qere].I lem atje 2 ore  dhe gjate kesaj kohe i trazojme pak. I nxjerim dhe i lajme mire ne uje te rjedhshem.Pastaj i vem te zjejne ne tenxh. me uje te bollshem. Kur te zbuten[ jo te   prishen ] i vem ne nje tenxh. me uje te ftohte ,bashke me lengun e limonit.I lem atje per 15 min. Vem ne nje tenxh. sheqerin dhe 2 gotat e ujit dhe hedhim brenda copat e sharqirit bashke me 1 luge lenge limoni .I vem ne zjar te forteSa te filloj flluckat e heqim dhe i lem aty gjer diten tjeter.Me vone , i vem prap ne zjar, shtojme vaniljen e i zjejme gjer sa te lidhen.Kur te ftohet e vem ne vazo qelqi.
--------------------------------------------------------
Liko nerenxe. nr 12

Perberesit:
Nerenxa [ ku te jen nga 2,5 - 3 cm] te mbushin nje vazo[ afro 1 litershe], 1 kg sheqer, 1 e 1\2 gote me uje, 1 luge s. me glikoze.
Pergatitja;
I lajme mire dhe atje ku ishte bishti i bejme vrime me ane te nje shtize ose dicka me maj.Sa me thell aq me mire.I zjejme per  1 ore afersisht. Rendesi ka qe nerenxat te zjejne sa te duken si nje fik i pjekur. I hedhim pastaj ne nje ene me uje ,dhe u nderojme ujet 4 here ne dite [ per 1 jave ] diten e 9 i nxjerim nerenxat nga uji e i vem ne nje tenxh me uje ,te zjejne per 5 min. pastaj i kullojme ujet.ne te njejten kohe,pergatisim shurupin me sheqerin dhe uje. E zjejme per 5 min. dhe e mbyllim zjarin.Si te ftohen pak nerenxat ,po ashtu dhe shurupi.....marim nerenzat e i hedhim ne shurup dhe i zjejme akoma 5 min/ Mbas 3-4 oreve i zjejme prap.ne diten tjeter qe eshte dita e 10 do lidhim shurupin.atje do hedhim dhe glikozen.so e zjejme avash gjersa te lidhen.qe eshte ber apo jo e shohim tek luga [ kur nuk reshqet lengu shume ].Si te ftohet pak , e hedhim ne vazo.
----------------------------------------------------------



MARMALATA TE NDRYSHME.


Marmalate fiku.

Perberesit:
1 e 1\2  kg fiq te pjekur, 800 gr sheqer, lenge dhe lekur nga 2 limona, 1 lunge likoje  me kanelle pluhur, 2 luge s. konjak.
Prgatitja :
Marim fiqte dhe u heqim bishtat.I lajme mire dhe i fshijme.I presim ne 2-3 copa secilen.dhe i vem ne tenxhere me radhe[ ne shtresa ].Mes shtresave, vem kanelle dhe sheqer,lekur dhe lengun e limonit.e lem 2-3  ore dhe vazhdimisht e trazojme.E vem ne zjar te ulet te zjeje.E provojme nqs eshte lidhur dhe e heqim nga zjari.Pastaj i shtojme konjakun.
----------------------------------------------------------
Mermeladhe nga sharqiri.

marmaladhe sharqiri e perzjer me molle

Perberesit:
500 ml leng nga sharqiri, 1 e 1\2 kg moll te kuqe
Pergatitja;
Pastrojme mollet e i kalojme nga multi.Me pas i hedhim ne tenxhere me lengun e sharqirit.I lem ne zjar per 1 ore e 1\2, duke i perzjer[ ne zjar te mesem]
---------------------------------------------------------
Marmeladhe vatomuro[manafer e kuqe]

Perberesit:
500gr vatomura te fresketa[ ose te ngrira], 400gr sheqer,pak uje.
Pergatitja:
Vem vatomurat bashke me sheqerin ne tenxh. dhe i perzjejme.I lem ashtu afro nje ore te nxjerin ujet e tyre.Pastaj i vem ne zjar te forte [si fillim] e i perzjejme .Nqs skan nxjer uje mire i hedhim pak uje pastaj i vem ne zjare.Ne vazhdim ulim zjarin,vazhdojme ti perzjejme gjersa te lidhet marmalata dhe i heqim .

----------------------------------------------------------
Marmalate qershie

Perberesit;
2 kg qershi- 2 kg sheqer[nqs jan te embla1 e 1\2]
1\2 kupe me uje, 2 luge s. lenge limoni ose 1\2 luge likoje limontos,ose 1\2 vazo me glikoz.
Pergatitja:
Pastrojme qershit qe ne darke.U heqim kockat ,bishtat dhe i vem sheqerin siper.per  ter naten i lem ashtu te zbuten e te nxjerin lengun e tyre.Te nesermen i vem per te zjere.kur te zjejne i vem glikozen ose lengun e limonit.I lem sa te lidhen mire[ te trashet cik]provohet ne pjate, po filloj te ngjis lengu neper gishta [ u be ].E lem te ftohet,pastaj i vem neper vazo.po keshtu behet e receli i pjeshkes.Vetem se pjeshka do ber copka te vogla

----------------------------------------------------------
Marmalate prej pjeshke.


perberesit:
1250 gr pjeshka - 1 kg sheqer,500gr uje, 1 luge s.lenge limoni.
Pergatitja:
Zgjedhim pjeshka te pjekura mire dhe te forta.i pastrojme zhapen e i presim ne copka te vogla.i vem ne tenxh. ujet e pjeshkeve te zjejne gjersa te behen llapa.I kalojme nga sita,Mbledhim pelten dhe e vem ne tenxh.,bashke me sheqerin te zjeje.I perzjejme mire me luge druri.I zjejme ne zjarr te forte gjersa te lidhen.Pastaj shtojme lengun e limonit.I lm te marin nje vale dhe e heqim.


----------------------------------------------------------
Marmalate fraule.



Perberesit:
2 kg fraula-2 kg sheqer,leng limoni nga 1 limon,  1 dru kanelle ose 2 luge supe me konjak,vazo.
Pergatitja;
Lajme mire fraulat, i pastrojme bishtat e  i presim ne copka te vogla.I vem ne tenxhere dhe hedhim aiper sheqerin.I mbulojme me nje pecet e i lem nje nate ashtu [8 - 10 ore ] te nxjerin lengun e tyre.
Vem tenxh. ne zjarr te ulet.E perzjejme mire gjersa te tretet sheqeri.Vem drurin e kanelles ose konjakun.Sa te filloj te marr val, ngrejme zjarin dhe e trazojme vazhdimisht,sepse ngjitet.kur te lidhet marmaladha vem lengun e limonit dhe e perzjejme lehte te mar nje vale.Heqim drurin e kanelles[nqs e vem] dhe e lem te vaket.pastaj e hedhim ne vazo.mbyllim kapakun shpejte, e kthejme me koke poshte e i lem te ftohen.me kete lloj menyre skane nevoje ti mbash ne frigorifer.Nqs do bejme salce prej fraule do vem 650 gr sheqer [ me pak, e del e ujshme].








Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου