Δευτέρα 28 Δεκεμβρίου 2015


Kullure me dy ngjyra. 

perberesit:une vura dyfishin e kesaj mase...








...3 filxh. miell,1 filxh sheqer,250 gr gjalp[ nuk duhet perdorur margarine,kujdes ]1 veze,1 vanilje,kakao,ca pika cokollate.[po ti duam me te ereta ne ngjyre ]

Pergatitja':

Lem gjalpin te shkrije vete.Ne nje tas te thell vem te gjitha gjerat e brumit,e i bejme brume...por qe te shtrihet. Une i hedh e pak uje,pak fare sa te lidhet e te behet elastik E ndajme brumin ne dy pjese te barabarta.Dhe 1\2 e brumit e lem ashtu sic eshte ndersa tjetren..do i vem 1 lge gl kakao.Dhe keshtu kemi dy ngjyra ..nje te bardhe e nje te kafe.I hapim si shkopinje ose cforme te deshirojme...i perzjejme si zinxhir ose si rreth ..Une perdora forma prej teneqeje qe jane kastile per keto lloj embelsirash..I pjekim ne fure 180 grade per 15 min mbi letren e vajit.

Κυριακή 27 Δεκεμβρίου 2015

Mu keput zemra ...kur e pash....!!!!

Ishte nxehte.....digjte vapa shume..
pash nje vajze te vogel......qe shiste neper rruge .
Kembet i digjnin........nga tortuari i nxehte.,
zgjaste duart.......por ,asnje shikimin s'ja hedhe .
U ul ne gjunje,e filloj te qaj......kur papritur,....nje shi filloj ngadale .
Ngriti koken lart......e filloj te qesh...
edhe une u habita.......c'ka ajo qe po buzeqesh?
Hapi krahet ,filloj te kercej.........nisi te kendonte
u mblodhen te vegjel..........e te medhenje .
Edhe reja ,u habit fare........u ul me poshte,qe shiun ta shtonte
por vajza ,s'donte ta dinte........vec kercente e kendonte .
Te gjithe e shikonin ne sy....kete vajze lozonjare.
Shikonin shiun ,kur lagte ........floket e saj...te gjata.
me rritmin e kenges .......qe nxirrte nga buzet e thara .
Te merzitura rrete.........me shiun u ben ziliqare.
perplaseshin,.prune vetetimat.....po vajza ,sdonte tja dinte fare.
Dielli ,kur i pa ......u foli me inat.....
ja beni pak me tutje......eshte koha .......qe une te dal .
Shiu vertet,.........filloj te pushonte , ......dalngadal ,......
E nga rrezet e diellit......filloj trupi ti shkelqente , tamam si ne perralle.
Majat e flokut,shkelqenin.......nga kristalet e ujit, qe i reshqisnin mbi balle,
e dielli i gezuar,filloj ta sperkaste......me pluhurin flori , qe larte .
Ngriti , vajza koken lart,............diellin te shikonte......
por pa ylberin e bukur ..........qe ane e mbane e rrethonte .
Atehere, kuptoj .........se ndodhesh ,mu ne rruge
pa njerezit,qe e rrethonin .......e me turp , ne vendin e saj u ule
Askush ,nuk ju afrua ......ti jepte dicka
thoshin,kush eshte kjo e cmendur........mjere ajo mama.
Por kurre nuk kuptuan.........gezimin ,qe ndjeu ajo vajze.
Kaloj nje moment,te gezuar......nga femijeria e saj .
Ne vend qe te lozte.........si gjithe femijet e tjere...
kish dal neper rruge.....te ndihmoj ,familjen e saj te mjere.
[poezi nga Flutura Isufaj ]
GJUMI DHE ENDRRA...

Nje dite prej ditesh.....bisedonin,gjumi dhe endrra.
Gjumi i thosh.......une jam parajsa,
i bej njerezit,ti duket.......sikur fluturojne si kashta.
Lodhjet ja u heq......dhimbjet,njerezit i harrojne,
ndaj e kur vijne te lodhur.......mua me kerkojne.
Ndersa ,endrra i thosh....... une, jam nerajda.
Eja te udhetojme bashke.......e te shom kush ka vlera
Dhe keshtu,............filloj udhetimin vajza........
Perpelitesh ne gjume........perpelitesh ,ne endrra.
Shikonte me syte e shpirtit.......te gjitha,cpo i bluante mendja,
dhe ariti atje.......ku donte ta conte ....vet endrra.
Udhetoj ne gjume......naten ,neper detera
por ne te vertet,.....neper carcafe.....aq shume e mbyti djersa.
Shikonte, tek perplaseshin.......dallget ,mu ne brege,
e dukesh sikur freskohesh........tamam ,sikur ish ne cezme.
Iken ,pak me tutje......ne mal, pan nje burime.
Shkoj vajza te pij uje.......pinte ,pinte...po buza i digjte me shume.
Por ,endrra koken se ulte....bastin donte ta fitonte...
dhe perpara ,i nxjerr nje fushe .......qe era jasemi,kundermonte.
U fut vajza mes luleve....e gjumi ,u be ziliqar
por shpejt endrra u prish.......nga pikat e djerses,qe i ishin mbledhur mbi balle.
U zgjua vajza,e lodhur ....e keputi ky gjumi
nga endrat qe kish pare.......ju duk sikur kish dal nga lumi.
Vajti e beri dush.......dush prej verteti......
Atehere qeshi gjumi.........mike.....iku basti ...
me genjeshtra,ste njom deti........shiko si eshte realiteti .
Dhe u shtri,perseri.......vajza per gjume.
por tani ish e fresket....tamam , sikur doli vertet,nga ai lume.
[Poezi nga Flutura Isufaj ]
BERXOLLA DERRI ME PATATE


PESHKE ..GAVRO.....

kete lloj peshku mund ta bejme ne 2 menyra.....1. te skuqur ne tigan....2.si ti heqim halat e kurizit i palosim dhe i ven ne tav ne fure ...me vaj,kripe,piper ,limon e hudhra
perberesit ;
....Peshke gavro. te skuqur ne tigan ...1kg ose me shume,1 pjate me pak miell per te lyer peshqit,e vaj per skuqje.
pergatitja ;
Marim peshkun,aq sa na duhet..1 kg-- me shume....
Fillojme e pastrojme si fillim duke hequr kokat dhe pastaj i terheqim te brendshmet.E shplajme mire e mire me uje te bollshem dhe fillojme nje nga nje u heqim alat e kurizit duke i ndare me gishte,por jo ti hapim fare.dhe i shtrojme ne dy pjata te medha ,por ne menyre te barabarte, ashtu te hapur.Si ti mbarojme te gjithe u hedhim nga pak fare kripe dhe ne nje pjate te trete i bashkojme dy nga dy.Vem nje tigan ne zjer me vaj dhe fillojme skuqjen.Marim nje pjate me miell dhe para se ti vem ne vaj i lyejme nga te dy anet me miell,pastaj ne vaj



PUTHJA E PARE....

Kur me puthe per t'paren here.....
Kuptova, se jeta ime....varej ne duart e tua.
E nga buzet e tua te ngrohta....me bere t'shikoja flutra.
Te putha e une.....lehte ne buze,
ngrita syte e pash....bukurine e syve te tu.
Zemrat ........na shperthyen.........ate minute aty.
Te dua te thash .......nga ai ze.... qe m'doli prej diku
e fytyra me mori flake ......nga turpi gjithashtu.
Ndenjem te perqafuar....per nje cast te dy,
ndjenjat sec na cuan....ne dete e shkembinje.
Degjohej vec era......ishte nje ere e lehte,
tamam si nje melodi ..... .kur
perzihesh me zerat tane te thjeshte .
Dallget vinin...loznin bashke me ne,
ehh sa bukur ish...te jetonim atje.
Isha afer teje ...e te adhuroja ,
s'doja gje tjeter ...vec me ty, atje t'jetoja.
Filluam te kendojme....u mahnitem prej bukurise,
e ajri na e percillte....si nje vals te dashurise.
Ishe shpresa ime....gezimi i im,
ishe embelsia...e shpirtit tim.
Gdhendem neper shkembinj....emrat tane me gure,
dallga i vinte siper...por ata s'kane per tu fshir kurre.
Nje zhurme e lehte...sec me zgjoi nga endrra.
Kur hapa syte e t'pash...sa s'me pushoj zemra.
Ne qafe me hodhe doren...gishtat n'floket e mija c'tu ngateruan,
me perqafove fort....e buzet mi thithe me te tuat.
TE DUA me the.....RI AKOMA.....MOS IK....
por ish DASHURIA jone...qe me bente ...te kisha frike.
[Poezi nga Flutura Isufaj ]
I PASUR,ESHTE AI QE MBAN DASHURINE BRENDA.

Si erdhen koherat......kur me pak kishim,me shume ishim.
Tani me nje e me dy.......ja bejme ubu bu bu
Atehere hanim .......,cgjenim perpara...
kurse sot femijet tane....perdredhin buzet,e shtyjne pjaten para.
E ne si mema te mira....te bej tjeter te keqen mamaja..
vec te hash ti.........pa sperton mamaja.
I mesojme keq femijet...sikur ne s'na donin prinderit tane..
vetem ne jemi prinder te djegur...s'ka si femijet tane.
Sa keq qe iken ato kohera...
ishim te varfer.... por dashuria ,ishte si grushti qe ka dora.
Ishim te bashkuar......dashuria na lidhte....
ndersa sot jemi percare.......jemi ndare si cifliqe.
Te gjithe thone kemi halle.....kush ka pune e kush s'ka pare
dhe sofres ne familje.......ju harua dera fare .
Presim festat te bashkohemi.....e atehere...... nqse
se kush e kush ...shikon rehatin e tija...
s'ka te hedhesh syte me ....... tek vellazeria.
Harrojne se dhe jeta ka nje fund...
do ta kerkoj njeri me vone...por atehere nuk do mund.
Se dashuria po u largua.....eshte si plaga po u lendua
E sikur te sherohet ajo plage....nen kore do ngel nje shenje.
[ Poezi nga Flutura Isufaj ]
Pasticio me mish te grire dhe beshamel te bere vete.

perberesit;
1\2 kg makarona te gjera[3],krip,2 lug gjalp,1 kup djath te grire[i verdhe]....KIMAJA.....1\3 kupvaj, 1 qep e grire,1\2 kg mish te grire ,pak kanelle,pak muskokaridho...nqs keni,1 kup e 1\2 konserve domate,krip,piper,rigon.. BESHAMELI....1\2 kupe vitam,1\2 kupe miell,3 e1\2kupe qumesht te vaket,3 te verdha veze,1\2 kupe djath te grire,2 luge vaj,krip ,piper.
pergatitja:
Zjejme makaronat ne uje me kripe.I kullojme.Shtrojme 1\2 e mases ne tepsi.Skuqim ne vaj qepen e kiman.vem domaten,kanellen,muskokaridhon,rigon,krip,piper.I lem te zjejne 15 min.Pastaj i hedhim ne tepsi.Siper vem djathin e grire.Pastaj shtojme makaronat e tjera.Nxehim vitamin [ose vaj] skuqim mielli sa te mar ngjyre,vem qumeshtin pak nga pak dhe e trazojme pa ndaluar gjer sa te behet kreme.E lem te ftohet pak,e pastaj i hedhim te verdhat e vezeva,moskokaridhon,krip,piper.Kete ja hedhim siper
makaroneve,E sperkatim me pak djath te grire qe na ka ngelur.E pjekim ne fure ne 190 grade,gjersa te mare ngjyre......dhe kaq.
LULE LAKER ME KOFSHA PULE,VEZE E QUMESHT

Perberesit:
1 e 1\2 kg lulelaker, 1liter qumesht,krip-piper,300 gr djath i grire [ cte duam ose cte kemi ],3 veze.4-5 luge s.korn flaur.Pak moskokaridho[nqs keni]
Pergatitja:
Si fillim marim kofshat e pules ,i shplajme,e i skuqim ne nje tenxhere me vaj.Me pas i shtojme pak uje e i vem te zjejne 30 min.Pastaj i heqim e lem menjan ujin qe te zjejme e lulelakren ...Lajme lulen e lakres, e pastrojme mire.Heqim vendet e forta dhe e presim ne copka te vogla sipas luleve.E zjejme ne uje te bollshem,per 10 min[ me kripe uji ]vem pak piper e pak moskokaridho[nqs keni ].Rahim vezet me pak qumesht e kornflaur.Vem qumeshtin te nxehet,e kur te jet gati vem brenda perzjerjen e vezeve qe bem..por duke e trazuar vazhdimisht [ se ndryshe na gufon ].Kur te mpikset krema qe bem e heqim nga zjari dhe vem 2\3  e djatherave.Shtrojme copat e lulelakres ne nje tepsi ,bashke me kofshat e pules.Vem siper kremen qe beme e djatherat e ngelur.E pjekim ne fure 170 - 180 grade per 40 - 45 min.Ne vend te lulelakres mund te vem dhe brokolo.


RECEL PREJ LULESHTRYDHE...OSE LIKO.
Perberesit:
1 e 1\2 kg luleshtrydhe, 1 e 1\2 kg sheqer, 1 gote me uje afersisht, 2-3 limona, 2-3 luge s. glikoze.
Pergatitja:
Zgjedhim fraula te mira, te medha, por jo shume te pjekura.I lajme me uje te rjedhshem[cesma hapur].u heqim me kujdes gjethet jeshile e i presim bishtat me gershere.i kullojme.I vem ne tenxh.U shtrydhim limonat siper, vem e sheqerin.I lem ashtu per nje nate.Diten tjeter i zjejme.Ne fillim me zjarr te ulet.Nga fundi vem njeluge leng limoni dhe glikozen.Kur te ftohet e vem ne vazo.Kjo liko nuk mbahet ne frigorifer[ jashte] se trashet shume atje.
Sec me dogji malli per ty babai im......

Ne mendjen time ..... ne endrat e mia,
gjithmon te shikoj ...baba.
Kur ulem prane dritares..shoh diellin qe perendon
atehere e zemra..me nis e me lengon.
Larg nesh .....je .
Atje ku njerezit...........vetem gjume flene.
Vetem te enderojme....por me sy kurre s'te shikojme.
Me zemer te vrare...sec na le ,
i heshtur......pa then asnje fjale u ndave nga ne.
Ne shpirterat tane....hidherimi hyri thelle,
ndricimi i shtepise...u eresua..u be sterr.
Te zbriten mbi shpatulla....njerezit e tu te ter.
Ne shtepin e re te cuan ...rruge te mbare te uruan.
Por mua me brenge me le...
qe s;arita te hedh dy grushte dhe .
Kur erdha...te kishin mbuluar...
e ashtu ngela ..pa t'perqafuar.
Kohet reshqasin ...vitet kalojne
dhe ne shtepi akoma dicka nuk ndryshon.
Kur jam atje......sec me ze nje ndjenje
pres te hysh krahapur..te me puthesh si perher.
Me mungojne ..perkdheljet
te qeshurat e tua...mungon zeri yt
qe me jepte krahe mua.
Erdhe ne gjume..ne ender te pash.
Veshur ish me drite...nga gezimi ate nate.
U ule ne gjunje...ne vesh me peshperite.....
-----Te dua vajze e dashur...te kam ylle drite.
Atje ku jam une...ju jeni drite e syve t'mi.
Te qeshurat tuaja...me japin qetesine.
Nuk arita dot...ne jete tju gezoja .
Por mendjen se kam mbrapa...
se ja aritet ..ashtu sic doja.
Ndaj i qete jam...kudo qe te jem.
Se kam lene mbrapa...nene EMINEN.
Tju mbledh si ajo kllocka...tju mbaj te bashkuar.
T'ju ushqej dashurine..qe ju kam trasheguar
[poezi nga Flutura Isufaj ]
PILAF ORIZI ME MISH DERRI TE MBYLLUR NE PRESION

Per pilafin marim 500 gr oris te verdhe per pilaf.
Ndersa mish vem sa te duam..sa te kemi ose sipas personave qe do te hane.Mund ta lem copa nqs duam ose cope te madhe.
Marim mishin sic eshte cope e madhe ,e shplajme dhe e  presim pak nga siper si fetule,por pae cuar thiken gjer ne fund...Tek pjest e prera futim pak kripe ,piper,rigon e pak hudher sipas deshires tuaj.
E marim sic eshte dhe e vem ne tenxheren e presionit dhe i hedhim e pak uje sa ti vej ne 1\2 mishit dhe vajin 1\2 kupe.E mbyllim tenxheren dhe e lem te zjej per 30 min.Nqs eshte mish vici do  te rij akoma me shume,afersisht 1 ore dhe do shtuar akoma uje.E lem gjersa te ngelet me pak fare leng se do te na duhet per pilafin.
Marim mishin e heqim,e lem menjane.Valojme uje ne nje tenxhere tjeter..per 1\2 kg oris do vem 1 liter e cerek uje.Do shtojme lyren e mishit qe poqem dhe do e shikojmeper kripe se kishte e mishi.Si te zjeje uji  do hedhim orizin[te cilin e kemi shplare pak ne site ].

Do e trazojme pak ne fillim dhe do ulim zjerin qe te behet avsh- avash,do duket kur te behet se do shtrodhe uji e do nxjerre si vrima pilafi.Atehere eshte bere..por e shikojme e pak orizin ne ka zjere me nje luge..E lem menjan jo te mbuluar kapakun,i vem nje cop bruhulluk qe te thith avujt e ngelur.Behet me i shkrifet keshtu.Kur ta servirim neper pjata ,nxjerim  pilafin me forma dhe anash i vem nga nje fileto mishi te pjekur.Shoqerohet me kos.


Nate e bukur.......me henxe.

E mire , e bukur ...erdhi kjo nate,
ashtu e thjeshte,si perqafim...te me preke.
Mendimet e mija i mori .......e i perqafoj.
Lart ne qiell.,....... ne eresire i coj.
Ne qiell lart ngrita syte .....shikova yjet...henen pashe.
Ish qendisur me kuror....si nje mal me debore.
E bukur , erdhi ...vertet koj nate.
Sic vijne te gjitha te mirat ......ne dere.
Shpirtin lere te lire ...me tha,
qe lodhjen e madhe ...ta heq.
Ndrin sot hena ...si xham i holle,
nje margaritar ...do me bjer ne dore.
Zemra do peshoj.......nga margaritari,
neper floke .....do me bjer pluhur ari.
Pellumbat do ngrihen ......do mbushin qiellin,
Ne qafen time ,diamant ......yjet do zbresin.
Qetesia e qiellit........mbi mua do bjere.
Tamam si ajo dallga ....kur nuk ka ere.
Yjet ne qiell.......jane hapur kudo,
si livadh..i bukur shume.
Eshte vertet ..... nje nate e bukur,
ndaj nuk mundem.......te kem gjume.
[poezi nga Flutura Isufaj ]
TAVE MISH ME VE [behet me mish te copetuar..por une e bera  me pule ]

BYREK ME QEP E DOMATE DHE BYREK ME LAKRA






A ESHTE E BUKUR JETA ?

Shume thone....qe s'eshte e bukur jeta......
Eshte nje rruge e gjate ..... gjer te vdekja.
Une them.....qe jeta eshte nje lule ne vazhdim , 
do shume kohe te hapet....gjer ne lulezim.
Erdhem ne kete jete..... kalimtare jemi ,
por gjer sa te mbaroj rruga....dhe veshtiresi do kemi.
Por ,me teper thon........qe , s'eshte e bukur jeta
kur si vete mbare.....e kur i mbaron kuleta.
Por te gjitha gjerat.... e kane vec nje kuptim ,
ne fillim ka vuajtje.....pastaj ka dhe gezim.
Duhet te kesh durim......qe te besh perpara,
se perndryshe jeta.......duket, sikur fillon nga e para.
Nuk duhet te mohosh....driten e diellit,
se e vete jeta .......ka mgjyrat e ylberit.
Nuk duhet te mohosh,....gezimin qe te jep femija,
se mbas nje lodhje te madhe....te shplodh kur vjen tek shtepia.
Nuk duhet te qahesh...nga hallet e shumta ne jete,
se e ZOTI lart ...di kujt ja jepe.
Nuk duhet fatin....me zorr ta kerkosh,
ne qe e taksur...te vjen vete ne dore.
Nganjeher bota...te duket shume e bukur,
se ai qe t'vlereson......deshiron te jesh i lumtur.
Vertet,jeta ......ka poshte e perpjete,
por kur del ne drite......ta do , e shpirti vete.
Jeta ,nuk ndryshon........gjthmon sic e duam,
se dhe ZOTI qesh......thot :mos u merr me MUA.
Se qe kur lindem....erdhem ne kete jete,
fatin na e shkruajti...I madhi ZOTE vete.
Ndaj duaje ,jeten .....sic te vjen perpara,
se mbas cdo te qeshure....mund te kete dhe te qara
Por jeta ....nuk eshte ,vetem trishtim.
Ka te qeshura...ka dhe gezim.
Duaje jeten....e gezohe ne cdo hap,
se jeta ,nje her te vjen.....e nuk perseritet prap.
[poezi nga Flutura Isufaj ]
BUGACE E EMBEL ME KREMA [me miell misri ]




Σάββατο 26 Δεκεμβρίου 2015

TAVE ELBASANI [TAVE KOSI ]ME KRAHARORE PULE.




MAMA....FJALA ME E EMBEL NE BOTE...!!!!
MAMA...asnje fjale nuk gjendet..te pershkruaj ,emrin tend.
Nuk gjej dot asnje tingull...te pershkruaj,zerin tend.
Mama.........fjala e pare qe nxora,
me dhe gjak nga gjaku yt.....puthjen e pare nga ty e mora.
Na mesove si te flasim...si te sillemi ne jete.
Ngrohtesia jote e embel...na rriti me dashuri vertet.
Port anijesh u bere...per gabimet qe benim ne ,
po kur su zemerove...nje fjale te tharte sna the.
Na mbajte gjithmone afer......ne folen tende te nxehte,
mes perqafimeve te tua u rritem...gjersa na nxore ne jete.
Tani kohet e fundit...floket filluan te zbardhen,
e cdo renje e jotja.....tregon vetem halle.
Tani qe jam nene ...shume mire te kuptoj,
femijet paskan halle ...por shume te gezojne.
E nga keto gezime...shpirti te mer krah
ahhhh,moj nene e dashur....sa te paskemi lodhur ahhhh.
Ti degjoj dhimbjet e zemres...edhe rrahjet ter gezim,
kur na merje ne prehrin tend ...e na dhuroje perqafim.
Trupit tend te lodhur...rrudha sec i vume.
Por si peme gjigante...akoma na ben hije
qe dielli mos t'na djeg...dhe jetes i jep shije.
Lule nqs jemi ne...ti je pranvera jone.
Brenda perqafimit tend...lulezon e shpirti jone.
Ndaj mer dashurine tone...na jep bekimin tend
Te pacim mes mesh .......gjithmone
o LUANESHA ..... jone.
[poezi nga Flutura Isufaj ]


SNICEL  [FILETO ] PREJ PULE NE TIGAN.