Σάββατο 26 Δεκεμβρίου 2015

KUNGUJ TE MBUSHUR ME KIMA[ MISH TE GRIRE ]
[ recete per kunguj me ........ ]
Perberesit;

..10 kunguj te vegjel,1\2 kupeme vaj,1\2 kupe me qepe te grire,1\2 kupe me oris karolina,1\2 kg kima,1\2 kupe majdanoz te grire ose koper,kripe,piper,1\2 kupe gjalp ose vaj,2 veze,1\2 kupe me lenge limoni.Tani nqs i doni me pak salc domate tek kimaja vini 3-4 domate,nqs deshironi.....
Pergatitja;
Lajme kungujt.I cpojme [u heqim pjesen e brendshme,une kam nje vegel qe ja heq lehte fare... ]mqs nuk keni,me nje luge te vogel.Kur ti cpojme ,kujdes ...nje vrime do bejme.Nuk do ja nxjerim nga ana tjeter se do na dale kimaja dhe lengu.Kungujt ,nuk duhet ti zgjedhim te gjate kur ti blejme,megjithate po te jene shume te gjate i prisni ne 1\2.Dhe atje ku do i prisni hapni vrimen..njesoj eshte.Heqim nga pjesa e brendshme mjafte.Kete qe heqim,e marim,i vem kripedhe e lem.Vem vajin ne tenxhere,mbi zjer te forte skuqim qepen.E lem te ftohet dhe e perzjejme me kiman,orizin,majdanozin,kripe dhe piper.Po vume domatet,ja grijme e ato ne rende por pa zhape.....Mbushim kungujt me perzjerjen e kimase..por jo gjer ne buze..se gjate zjerjes fryen.I vem ne tenxhere me funde te gjere dhe te rende.Hedhim 1 e 1\2 kupe me uje te valuar dhe gjalpin e tretur ose vajin.E mbulojme,te zjejne gjersa te zbuten kungujt e kimaja [ por jo te prishen nga zjerja e tepert.afersisht 1 ore.Mund te nevojitet e uje gjate zjerjes ...i shtojme pak uje te nxehte...Keshtu..i lem te ngelen ne salcen e tyre...por jo pa lenge fare,te kete cik lenge.
Bejme vezen e limonin...e ja hedhim siper.E tundim mire tenxheren te na vej salca kudo dhe e heqim nga zjari.Po se deshem me veze vem vetem limonin.




Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου