Σάββατο 26 Δεκεμβρίου 2015

BYREK ME PRESHE,VEZE E DJATHE TE BARDHE.
.Perberesit;
.....1\2 kg peta te blera[po te doni beni vete ]
1 kg presha  [ i grijme],1 kup me qumesht,1\2 kupe majdanos te grire,1\4 kupes me gjalp ose vitam,1\2 kg djath te bardhe,kripe ,piper,6 veze te rahura lehte,2\3 e kupes me vaj,1 luge me buke te thekur[friganiere  pluhur ].
pergatitja ;
Po si patem petat te blera,si te  bejme brumin,e ndajme ne dy topa dhe e hapim peta.Vem preshat e pak kripe dhe i shtypim e i lem te kullojne.Pastaj e vem ne tenxhere me qumeshtin dhe e zjejme pak ...sa te zbutetpreshi e te trashet lengu.E heqim nga zjari,e lem te ftohetpak.Vem brenda  majdanozin,gjalpin,djathin te shkermoqur,kripe piper [pak sa te nevojitet,e provojme se ka dhe djathi ].Hedhim e vezet brenda ,te cilat i kemi rahur lehte me pare.Ne nje tenxhere nxehim vaj,do e perdorim me vone.Marim nje tepsi dhe shtrojme 1\2 e petetve [ cdo pete i hedhim vaj e i nxjerim e cik buzet e peteve nga tepsia jashte ] Hedhim perzjerjen e preshit dhe siper e sperkatim me buken e thekur qe kemi pluhur[friganieren ].Siper tyre shtrojme petat qe ngelen [ cdo pete vaj ].Mbas kesaj e ndajme byrekun ne copa me nje thike te mprehte.Vajin qe na ka ngelur ,ate qe nxehem ja hedhim siper si lyre.E sperkatim nga siper me cerka uji dhe e vem te piqet ne fure 180 grade,per 50-60 min,gjersa te skuqet nga siper e poshte.Hahet dhe i nxehte dhe i ftohte.





Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου