Δευτέρα 28 Μαρτίου 2016


Pice speciale :
[ me zhambon,bejkon,spcke,sallam etj..}

Perberesit:
Brumi:3  e 1\2 kupa me miell , 1\2 kupe uje te vaket ,2 luge likoje te prera me maja pluhur,
1\2 luge likoje sheqer , 1 kup qumesht t'vaket
1 e 1\2 luge likoje kripe,4 luge gjalp te shkrire,
pak vitam ose vaj per te lyer tepsin.
mbushja:
2 luge gjalp , 6 feta kaseri qe djeg, 
6 feta zhambon,6 feta bejkon,
2 domate ne feta te holla,krip,
1 specke jeshile  prer feta te holla
1 e 1\2 kup me djath te grire,
4 luge gjalp i shkrire .
Pergatitja:
Ne ujin e vaket,shkrijme majan e sheqerin.Ne nje tas te thelle vem miellin.Hapim nje vrim ne mes dhe vem majan ,qumeshtin,kripe e gjalp.
I perzjejme te gjitha te behen nje brume i bute.E mbulojme dhe  e lem te vij.Pastaj e shtypim perseri dhe e shtrojme ne nje tepsi te lyer.Kete brume mund ta mdajme dhe ne dy pjese ,per dy pica.
Ndajme te gjtha harxhat e mbushjes ne dy pjese  ,se jane shume ,bejme 2 pica.Dhe fillojme i shtrojme , te ngateruara sallamerat ,pak djath te grire ,fetat e domateve  te prera holle , 1\2 e fetave  te speckave, pak krip ,fetat e djathit,disa copa bejkon,fetat e speckave qe ngelen e siper fare djathin e grire.Te dyja picat i pjekim  nga 20 min secilen ne fure te mesem 180 grade.






PASTA..ME VA.NILJA E KAKAO...

Brumi behet njelloj me ate te biskotave...keto pasta perdoren me shume per mengjese me qumesht,ose e per femijet neper kopshe e shkolla.
Perberesit...
1 kg miell,250 gr vitam ose gjalp,vanilja,kakao,
2 filxhan caj sheqer,bejkin paunder.,2 veze
ndersa pergatitja...ndiq figurat me poshte....
Si perzjejme te gjitha keto...i kthejme ne nje brum te bute.Po nuk do shtypur shume se leshohet shume gjate punimit..E ndajme brumin ne 2 pjese,dhe njerin e perzjejme me kakao gjers te mar nje ngjyre kafe.Te dyja  brumet i hapim ne pete te trasha vec e vec dhe i presim ne ripa.Pastaj i vendosim ripat njeri mbas tjetrit ..por ne ngjyra te kunderta.Dhe si ti kemi mbaruar te gjitha ripat ,fillojme nga ana e kundert ti presim ne copa te vogla..si biskota.I vendosim ne nje tepsi te lyer me pak vitam..Nuk duan te piqen shume,se forcohen..vem furin 10 min me pare ne 180 grade..dhe i lem sa te marin ngjyre[ per pak minuta ]



BYREKE RRETHI [ SPIRAL ] ..ME LAKRA...KOS E VEZE.
Perberesit...
1 pako me peta 500gr..ose ta bejme brumin vete.
Masat per brumin [ gjejeni tek brumerat ]..
lakra te  egra...ose 1 kg spinaq e qep te njoma,
1 gote kos, 2 veze,krip, majdanoz, 
vaj per petet..e pak vitam per tepsin.
Pergatitja...
Marin ne fillim lakrat ose spinaqin.I shplajme mire dhe i grijme,po keshtu e qepet e njoma.I vem ne nje tenxhere ne zjare , me nje luge vaj..qe te pijne e ujet e tyre.
I nxjerim menjane  hedhim kosin,majdanozin,vezet,kripe ei perzjejme mire.Marim nje tepsi te lyer me pak vitam e atje do vendosim spiralet e bera.Si fillim shtrojme  nje pete..e lyejme me pak vaj e siper vem nga 2 luge nga perzjerja e lakrave.[ mire eshte qe petat te jene te blera qe te jene katrore..se kur i bejme vete e i presim katrore..humbasin pjeset e tjera ]....
Si ti vendosim mbushjen..[qe ja vem gjeras ]..fillojme i rotullojme dhe ne fund e mbledhim spiral ne forme rrethi.I veme ne tepsin e lyer me vitam ,e keshtu bejme me cdo pete me rradhe ,gjersa te mbarojne.Nga siper i lyejme mepak vaj e i vem ne fure ,te cilin e kemi ngrohur me pare ne 180 grade.I lem gjersa te marin ngjyre te bukur pjekjeje.Kur te ftohen pak,,i servirim ne pjate.




KRAHARORE PULE TE RRAHUR .....SNICEL NE TIGAN...
Perberesit...
3-4 kraharor pule [fileto ]...2-3 veze
galeta[1 pako e imet ]....pak miell ne pjate,
vaj ,kripe...
Pergatitja...
Marim ne fillim,kraharoret e pulave..i bejme fileto me ndihmen e nje thike te mprehte..e i shplajme mire e ilem te kullojne ujet e tyre.
Marim cekanin e guzhines[qe kemi per te rahur berxollat ose filetat ]dhe i rrahim pak fare te hapen[ se jane shume te buta e prishen ]
Ne 3 pjata vendosim..1.rahim vezet..2. vendosim galeten e imet,dhe tek e 3.hedhim pak miell.
Vendosim ne zjar ,nje tigan me vaj te nxehet...
Si ti kemi rahur filetat,u hedhim pak kripe dhe ne fillim i fusim ne miell,ne veze e ne fund ne galete.
I zhysim direkt ne vajin e nxehte e i skuqim pak ne zjar te ulet,se na digjet veza nga jashte e ngelet pa  skuqur brenda.I vendosim ne nje pjatance dhe  po te kemi friteze ,skuqim edhe nje pjatance me patate...e i servirim filetat,bashke me patatet e ndonje sallate te castit..sipas deshires ose stines....







JAHNI ME MISH VICI...ME QEPE  TE THATA E DAFINE.





Perberesit..mish ne copa..1 kg e 1\2 qepe,salce domate,kripe,piper-rigon,2-3 gjethe dafine.
Pergatitja...
Skuqim mishin  e pastaj  shtojme qepen.I skuqim bashke te dyja e pak dhe i shtojme pak uje,sa ti mbuloje.Hedhim kripen e errezat e gjethet e dafines.
E lem te mbyllur ne tenxhere per 30 -45 min.


Kejk kosi me sherbet [ miell misri ] i sherbetosur

Preberesit ;
..6veze,500gr miell misri te imet,3 luge s. miell [qeske e kuqe,nga ai qe fryhet vete ],2 luge gl sodha,3 luge s.lenge limoni, ,2 luge s. konjak,500gr kos stragjisto, 150 gr [ara dhe fistiqa te grira ],pak lekur limoni,500gr sheqer,150 gr gjalp i fresket ose vitam,pak fare kripe.
Per shurupin...3 gota uje me sheqer,4 gota uji me uje,2 luge s. konjak,1 luge s. lenge limoni,1 drucke kanelle,5-6 karajfila.
Pergatitja;
Zjejme gjithe ilikat e shurupit,pervecse konjakut e lengut te limonit,per 10 min.Para se ta heqim nga zjarri hedhim konjakun e lengun e limonit.Pataj e heaim dhe e lem te ftohet.
Marim vezet ,i ndajme dhe rahim vec te bardhat e vezeve i bejme marenge.Po keshtu bejme dhe me te verdhat me sheqerin,lekuren e limonit,gjalpin e konjakun.Shtojme miellin emisrit,kosin,miellin e bardhe,arat dhe fistiqet.Fistiqet i mbame ca po te duam qe ti hedhim nga siper  [ sipas deshires tuaj ] .Ne funde vem marengen e sodhen e tretur ne lengun e limonit.Keto i trazojme lehte.I vem ne tepsi te lyer me pak gjalp ose vitam e me pak fare miell. I pjekim ne fura 170 grade per 40-45 min.Mbasi te piqet e heqim nga furi,dhe sic eshte ashtu i nxehte i hedhim shurupin e ftohur me pare. Nqs duam e mbajtem fistiqet ja hedhim nga siper.Para se ta servirim e presim ne copa.







Makarona spageti me mish te grire  

Perberesit:
... 300gr mish te grire,1 qepe e grire,1luge s. me vaj ulliri,1 luge  s. me rigon ose thimari.  1 filxh. uje[250 ml], 1\2 filxh. me vere te bardhe,3-4 domate ose konserve domatesh,1\2 kg mak. spageti  nr 6. kripe,piper,djathe te grire.
Pergatitja:
Si fillim skuqim qepen ne vaj,por nuk do e skuqim shume,Siper shtojme mishin e grire.E trazojme dhe hedhim veren e bardhe..Vazhdojme perzjerjen per 2-3 min.Me vone shtojme ujin e rigonin,e zjejme kete per 20-25 min.Ulim cik zjarin e nqs duhet akoma uje i shtojme pak.Hedhim domatet dhe i zjejme akoma e per 15 min.Ne te njejten kohe i hedhim e kripe e piperin.Salca eshte gati kur domatet dhe mishi i grire jane lidhur bashke me njeri tjetrin
Gjate kohes qe meremi me salcen,zjejme spagetin ne nje tenxhere me uje te valuar me kripe.E nxjerim te ngrohte dhe  si ti hedhim salcen me mishin e grire  nga siper i hedhim po te duam djathe te grire  [sipas deshires ]





PESHKE CIPURA [ KOCE] NE ZGARE E SHOQERUAR ME SUPE ZARZAVATESH E ULLINJE ME LIMONA.
Marim ca zarzavate...[ patate,karota,qepe, kunguj te vegjel,,,,cte keni..]Zarzavatet si ti pastrojme,i presim ne copa dhe i hedhimne nje tenxhere me pak uje e 3 luge vaj ulliri.Po keshtu  e pak kripe.Embyllim tenxh,dhe i lem ne zjarr  sa te zjejne .Peshkun si ta kemi shplare mire e kripur e lyejme me pak vaj,dhe e pjekim ne zgaren e sobes,ose e skuqim ne tigan,ose i vem ne nje tepsi ne furre.




PATATE ME MISH TE MBYLLUR,ME QEP E PUMARO.



Marrim nje sasi mishi[sipas deshires ]dhe pasi  e shplajme e presim ne copa te medha[ne racione].
Qerojme 3 kokra qepe te medha dhe i grijme,Ne nje tenxhere te mbyllur me kapak [ ose me presion ]vem vaj dhe skuqim ne fillim mishin me pak kripe,e shtojme qepen e grire.Pastaj shtojme salcen pumaro,ose po spatet grini 3-4 kokra domate te pjekura.Shtojme ujin,e shikojme per kripe e hedhim,piper-rigon e 2 gjethe dafine,Si ta mbyllim kapakun e lem te zjeje 1\2ore.Te na ngele me pak lenge.Marim nje mase patatesh ,e qerojme,i shplajme perseri dhe i presim ne fetula.Skuqen ndac ne tigan ose ne friteze.Shoqerohen me sallate jeshile ose tjeter..pokeshtu..ullinje ,limona..




DONALD...NE KUSHTET E SHTEPISE...

Perberesit.
..300gr sheqer,vaj per skuqjeme bollek [ngel,nuk humbet ]
pak kanelle,250 gr [krema per buding]..une perdora 2lloj-vanilje e luleshtrydhe]....200 ml uje, 50 ml qumesht,1-2 veze,100gr shqer,30gr maja, 100 gr gjalp te shkrire[une vura vitam ]
1\2 kg miell,1 luge gl me bejkinpaunder,pak fare kripe.
PERGATITJA...
Si fillim bejme kremen..sipas udhezimeve qe shkruhet atje..dhe e hedhim ne nje tas ,si te ftohet pak dhe e lem ne frigorifer 2 ore,ose 10 min ne ngrirje,sa te mpikset pak.Pastaj....
Ne mikserin e embelsirave[ose ne nje tas te madhe] vem ujin,qumeshtin,vezen,shqerin,majan e gjalpin e shkrire [qe me pare e kemi tretur]...po keshtu e majan..I rrahim ne nje shpejtesi te ulet,sa te behet nje migme.Pastaj shtojme miellin dhe bejkinpaunder.E vem brumin ne bango te lyer me pakmiell,mos te na ngjise,dhe e shtyipim brumin mire.E mbulojme dhe e lem 1\2 ore mbuluar qe te na vije.Me vone ,marim brumin dhe e hapim ne nje pete te trashe 1- 2 cm.Me anen e nje kupe..presim forma te rumbullakta dhe i vem mbinje leter vaji,e i lem te mbuluar me nje tepsi te madhe ,qe e kemi ngrohur pak[ vijne me shpejte,fryhen mire]. Pastaj marim nje tigan te thelle me shume vaj dhe i skuqim ne tigan me zjarr te ulet[ qe te kullojne,]ne te dyja anet.Duhet te marin nje ngjyre bezhe,si ne kafe te hapur.I lem ca min ne nje leter vaji e fillojme i mbushim me shiringe[ une i mbusha me ate te tortave]...me kremin e pergatitur me pareper i hedhim,sheqer pluhur te imet,kanelle,ose sheqer te zakonshem....cte deshironi nga siper....





BISKOTA ..ne kushtet e shtepise.nga duart e mija.
Perberesit...
250 gr gjalp ose vitam
150 gr sheqer, 2 veze , 1 e 1\2 vanilje
500gr miell, pak fare kripe , liko qershie,
pak bajame te grira, sheqer i imet,nutela, kreme vanilje
Pergatitja...
Ne fillim vem furin ta kemi te ngrohte ne nje temperature 180 grade.
Si fillim shkrijme gjalpin,Marim nje tas te thelle ose ne mikser...vem gjalpin e shkrire dhe hedhim shqerin,vezet,vaniljen,pak kripe dhe vazhdojme perzjerjen..gjersa te na behet nje brume i bute ,te mos na ngjisin duart.Me vone fillojme prerjen e tyre me forma sipas deshires tone e zbukurime te ndryshme.Pasi kemi shtruar nje leter pjekjeje ne tepsin e furit i vem atje e i futim te piqen Afersisht per 10 min.sa te marin pak fare ngjyre.Si te ftohen fare pak fillojme zbukurimet me nutela,marmeladha,sheqe te imet,bajame ,etj...





PILAF ME TASQEBAP..

Perberesit...
1\2kg oris[ per pilaf,koker gjat  e i verdhe ]-2-3 luge s.vitam 
per tasqebapin....trecerek kg mish te bere kokla te vogla,jo thela
4 kokra qep te medha,3 thelpinje hudhra,vaj,krip,rigon,2 gjethe dafine.
Marim bejme tasqebapin me pare...Ne nje tenxh. vem pak vaj dhe skuqim koklat e mishit.Me vone hedhim qepet e grira,hudhrat,kripe-piper-rigon,gjethet e dafines dhe shtojme uje.E mbyllim tenxh.e lem te zjej 20 min.te shtrodh pak..mos te jet e ujshme...te ngele me pak fare lenge.
Bejme pilafin tani...marim per 1\2 kg oris..i liter e cerek uje.E zjejme .Hedhim kripen dhe hedhim orizin te zjeje[ pasi e kemi lare pak ne uje te rjedhshem ].Para se orizi te perfundoj zjerjen hedhim vitamin,E trazojme lehte -lehte dhe e lem e pak,sa te nxjere vrima nga siper..atehere eshte gati.E servirim o ne pjatanca te vecanta ose orizit i hedhim nga siper tasqebapin...




SUFLE SPINAQI..ME ZHAMBON,DJATH TE GRIRE,VEZE,QUMESHT,
i shoqerojme me fasule me mish dhe sallate jeshile
Perberesit:
,...1kg spianq,5 te bardha veze + 2 te verdha veze,10 feta zhambon [ i presim ripa te gjate ],250 gr me djathe te grire,krip,dhe 2-3 kokra bakari [nuk e di ci thon shqip [te me falni ] si kokrat e piperit zi.pak qumesht
Pergatitja:
Pastrojme dhe shplajme mire spinaqin.E zjejme per pak min.ne uje me krip dhe kemi hedhur dhe kokrat e bakarit.E kullojme pastaj mire gjersa ti ikin ujerat fare. E marim e shtrojme ne nje tepsi dhe mbi te hedhuim djathin,Dhe me ndihmen e nje piroi e fusim cik nga brenda spinaqit.Rahim lehte ne nje ene te thelle te bardhat dhe te verdhat.me pak qumesht.Shtojme zhambonin dhe i perzjejme bashke .Kete perzjerje ja hedhim tepsis nga siper.E vem ne fure 150 grade per 25 min.afersisht.Kur ta heqim nga zjari e ndajme neper pjata.hahet i ngrohte.
Fasulet e thata...Marim 500 gr fasule e i hedhim ne uje te marin  nje vale.Pastaj ja derdhim ujin dhe i  hedhim perseri  ne uje qe te zjejne.Nqs do i  beni me mish..hidhjani  ashtu sic  eshte pa skuqur qe te zjeje bashke me fasulet.Kur te kene zjere marim nje  gjer ne 2 kokra qepe te thata e i skuqim me pak vaj e salce domate ose pumaro.E hedhim qepen e skuqur mbi fasule dhe shtojme uje e kripe.I lem te zjejne dhe i heqim







SFOLIATA...BYREK NE FORMEN E KRIMBIT TE MENDAFSH...
ME SPINAQ - DJATHE TE BARDHE -  VEZE...

Perberesit: per peten...
600 gr miell,300gr margarine,1 luge likoje me kripe ,1 luge likoje me bejkin paunder.
Pergatitja: E  sfoliates..
Perzjejme miellin me bejkin paunder.Shtypim margarinen me pirua te zbutet,pastaj ja vem miellit.E perzjejme mire me gishta ,e shtypim.Shtojme pak uje [ brumi te behet i forte pak ] E lem te rij 1\2 ore.Pastaj e hapim pete te trashe dhe e perdorim per cfare te duam.
Perberesit..per mbushjen..
spinaq..1 kg ,djathe te bardhe 250 gr,dhe 2 veze.
Si  te bejme brumin e petes e lem menjane te vij pak.Marim spinaqin e lajme mire dhe e grijme,Pastaj e vem ne nje tenxhere dhe e skuqim me 2 luge vaj,Kur te  ftohet pak  i hedhim djathin dhe  vezet duke e i trazuar pak,Shtojme e pak kripe se ka dhe djathi vete. Marim mbrumin ,e hapim ne nje pete te trashe dhe me majen e nje thike bejme disa te prera ,e thurim gersheta sipas fig qe shikoni.Ne ane te petes hedhim spinaqin dhe e mbeshtjellim rrote dhe me pas i rotullojme e gershetat bashke,Duke mar nje forme te tille,tek majat i mbyllim pak dhe ne fund i e lyejme me pak veze te rrahur nga siper,E vem ne fure te piqet ne 250 grade,gjersa te kulloj, ete piqet mire,Te mar nje ngjyre te bukur nga siper...