Πέμπτη 24 Μαρτίου 2016

PASTA..ME VANILJA E KAKAO....

Brumi behet njelloj me ate te biskotave...keto pasta perdoren me shume per mengjese me qumesht,ose e per femijet neper kopshe e shkolla.
Perberesit...
1 kg miell,250 gr vitam ose gjalp,vanilja,kakao,
2 filxhan caj sheqer,bejkin paunder.,2 veze
ndersa pergatitja...ndiq figurat me poshte....
Si perzjejme te gjitha keto...i kthejme ne nje brum te bute.Po nuk do shtypur shume se leshohet shume gjate punimit..E ndajme brumin ne 2 pjese,dhe njerin e perzjejme me kakao gjers te mar nje ngjyre kafe.Te dyja  brumet i hapim ne pete te trasha vec e vec dhe i presim ne ripa.Pastaj i vendosim ripat njeri mbas tjetrit ..por ne ngjyra te kunderta.Dhe si ti kemi mbaruar te gjitha ripat ,fillojme nga ana e kundert ti presim ne copa te vogla..si biskota.I vendosim ne nje tepsi te lyer me pak vitam..Nuk duan te piqen shume,se forcohen..vem furin 10 min me pare ne 180 grade..dhe i lem sa te marin ngjyre[ per pak minuta ]


Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου