Δευτέρα 28 Μαρτίου 2016


Pice speciale :
[ me zhambon,bejkon,spcke,sallam etj..}

Perberesit:
Brumi:3  e 1\2 kupa me miell , 1\2 kupe uje te vaket ,2 luge likoje te prera me maja pluhur,
1\2 luge likoje sheqer , 1 kup qumesht t'vaket
1 e 1\2 luge likoje kripe,4 luge gjalp te shkrire,
pak vitam ose vaj per te lyer tepsin.
mbushja:
2 luge gjalp , 6 feta kaseri qe djeg, 
6 feta zhambon,6 feta bejkon,
2 domate ne feta te holla,krip,
1 specke jeshile  prer feta te holla
1 e 1\2 kup me djath te grire,
4 luge gjalp i shkrire .
Pergatitja:
Ne ujin e vaket,shkrijme majan e sheqerin.Ne nje tas te thelle vem miellin.Hapim nje vrim ne mes dhe vem majan ,qumeshtin,kripe e gjalp.
I perzjejme te gjitha te behen nje brume i bute.E mbulojme dhe  e lem te vij.Pastaj e shtypim perseri dhe e shtrojme ne nje tepsi te lyer.Kete brume mund ta mdajme dhe ne dy pjese ,per dy pica.
Ndajme te gjtha harxhat e mbushjes ne dy pjese  ,se jane shume ,bejme 2 pica.Dhe fillojme i shtrojme , te ngateruara sallamerat ,pak djath te grire ,fetat e domateve  te prera holle , 1\2 e fetave  te speckave, pak krip ,fetat e djathit,disa copa bejkon,fetat e speckave qe ngelen e siper fare djathin e grire.Te dyja picat i pjekim  nga 20 min secilen ne fure te mesem 180 grade.






Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου