Δευτέρα 28 Μαρτίου 2016


BYREKE RRETHI [ SPIRAL ] ..ME LAKRA...KOS E VEZE.
Perberesit...
1 pako me peta 500gr..ose ta bejme brumin vete.
Masat per brumin [ gjejeni tek brumerat ]..
lakra te  egra...ose 1 kg spinaq e qep te njoma,
1 gote kos, 2 veze,krip, majdanoz, 
vaj per petet..e pak vitam per tepsin.
Pergatitja...
Marin ne fillim lakrat ose spinaqin.I shplajme mire dhe i grijme,po keshtu e qepet e njoma.I vem ne nje tenxhere ne zjare , me nje luge vaj..qe te pijne e ujet e tyre.
I nxjerim menjane  hedhim kosin,majdanozin,vezet,kripe ei perzjejme mire.Marim nje tepsi te lyer me pak vitam e atje do vendosim spiralet e bera.Si fillim shtrojme  nje pete..e lyejme me pak vaj e siper vem nga 2 luge nga perzjerja e lakrave.[ mire eshte qe petat te jene te blera qe te jene katrore..se kur i bejme vete e i presim katrore..humbasin pjeset e tjera ]....
Si ti vendosim mbushjen..[qe ja vem gjeras ]..fillojme i rotullojme dhe ne fund e mbledhim spiral ne forme rrethi.I veme ne tepsin e lyer me vitam ,e keshtu bejme me cdo pete me rradhe ,gjersa te mbarojne.Nga siper i lyejme mepak vaj e i vem ne fure ,te cilin e kemi ngrohur me pare ne 180 grade.I lem gjersa te marin ngjyre te bukur pjekjeje.Kur te ftohen pak,,i servirim ne pjate.



Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου